Ndërtuesit: Veliaj të na dëgjojë, trafiku nuk shkaktohet nga betonieret, por nga mungesa e rrugëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndërtuesit: Veliaj të na dëgjojë, trafiku nuk shkaktohet nga betonieret, por nga mungesa e rrugëve

Shoqata e Ndërtuesve i ka dërguar një shkresë zyrtare Bashkisë së Tiranës, pas vendimit të kësaj të fundit për të penguar qarkullimin e betoniereve gjatë orëve të ditës.

 

Ndërtuesit kërkojnë nga kryebashkiaku Erion Veliaj të ulen në tryezë për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme për të dyja palët, sepse sipas tyre, vendimi nuk zgjidh problemin e trafikut, siç argumenton bashkia.

 

Advertisement

Teksa pritet një reagim nga ana e bashkisë, edhe ekspertët e qarkullimit rrugor mendojnë se ndalimi i lëvizjes së betoniereve gjatë ditës nuk është zgjidhje për të shfryrë trafikun.

 

ARTUR SULÇE
EKSPERT I QARKULLIMIT RRUGOR
“Në këndvështrimin tim, në konceptin e lirimit të trafikut, kjo nuk do të ndikojë shumë. Nuk janë betonieret që bllokojnë trafikun, por ndalimet vend e pavend të përdoruesve të rrugës dhe policia bashkiake duhet të menaxhojë trafikun.”

 

Advertisement

Ekspertët thonë se trafiku në kryeqytet zgjidhet duke modernizuar shërbimin e transportit publik dhe duke bërë studime për hapjen e akseve të reja rrugore.

 

ARTUR SULÇE
EKSPERT I QARKULLIMIT RRUGOR
“Të rritet niveli i shërbimit të transportit publik, të kalojë në linja të veçanta, modernizimi i transportit urban do të sjellë zvogëlimin e trafikut sepse unë nuk e marr më makinën. Duhet menduar jo për një vit apo dy, por në perspektiva 20-vjeçare. Parimi i bashkisë ka qenë gjithmonë të transferojë problemin dhe jo ta zgjidhë.”

 

Advertisement

Bashkia e Tiranës mori vendim që betonieret të qarkullojnë vetëm pas orës 20- 00. Por ndërtuesit thonë se ky vendim rrit kostot për ta dhe vonon dorëzimin në kohë të objekteve të ndërtimit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy