Ndryshon tatimi i pagave/ Nga sot hyjnë në fuqi nivelet e reja të tatimeve për rrogat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndryshon tatimi i pagave/ Nga sot hyjnë në fuqi nivelet e reja të tatimeve për rrogat

Nga sot, të gjithë të punësuarit që kanë pagë deri në 50 mijë lekë nuk do të paguajnë tatim.

 

Me ligjin e aplikuar deri më tani, kufiri i pagës së patatueshme ishte 40 mijë lekë.

 

Advertisement

Nga kjo lehtësi tatimore do të përfitojnë 58 mijë të punësuar, që marrin një rrogë nga 40 deri në 50 mijë lekë në muaj.

 

Po ashtu, një zbritje të lehtë në taksa do të kenë edhe ata me paga 50 deri në 60 mijë lekë në muaj. Shuma e tatueshme për ta me normën 13% do të jetë 25 mijë lekë.

 

Advertisement

Ndërsa tatimi për pagat mbi 60 mijë lekë do të qëndrojë i pandryshuar. Të punësuarit që marrin pagë mbi 200 mijë lekë në muaj do të tatohen 23%.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy