Nga emigrantët e paligjshëm tek siguria kibernetike, zbardhet takimi Rama-Sunak

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nga emigrantët e paligjshëm tek siguria kibernetike, zbardhet takimi Rama-Sunak

Takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij britanik, Rishi Sunak është zbardhur përmes një deklarate të përbashkët për mediat.

 

Në deklaratën e publikuar bëhet me dije se në fokus të bisedimeve mes krerëve të dy shteteve ishin emigrantët e paligjshëm dhe forcimi i bashkëpunimit mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë në goditjen e këtij fenomeni që prek të dyja vendet.

 

Advertisement

 

“Kryeministrat e dy vendeve u angazhuan për thellimin e punës në kuadër të Deklaratës së Përbashkët dhe Task-Forcës për të cilat u  ra dakord në dhjetor, për të çuar përpara prioritetin e përbashkët në adresimin e migracionit të paligjshëm dhe bandave kriminale të trafikimit të njerëzve. 

 

Ata diskutuan rritjen e bashkëpunimit operacional, duke përfshirë komunikimet e përbashkëta të nivelit të lartë për të frenuar pikësëpari udhëtimin e njerëzve dhe marrëveshje të mëtejshme për shkëmbimin e të dhënave dhe pasaportat.

Advertisement

 

Dy kryeministrat përshëndetën progresin e deritanishëm, pasi rreth 800 emigrantë të paligjshëm janë kthyer në Shqipëri që prej muajit dhjetor, veprimet kundër krimit të organizuar dhe udhëzimet e reja të Mbretërisë së Bashkuar që përcaktojnë Shqipërinë një vend të sigurt”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

 

 

Advertisement

Pjesë e diskutimeve ishte dhe bashkëpunimi i dy vendeve për rritjen e sigurisë kibernetike të shtetit shqiptar, i cili ka rënë pre e disa sulmeve të njëpasnjëshme, që kanë prekur të dhëna sensitive të qytetarëve.

 

“Si aleatë në NATO, anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe partnerë të ngushtë, Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri britanik Rishi Sunak riafirmuan gjithashtu angazhimin e tyre për të punuar së bashku për mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve të të dy vendeve, mbrojtjen e demokracisë dhe promovimin e të drejtave të njeriut, duke përfshirë edhe një përgjigje të fuqishme ndërkombëtare ndaj agresionit nga Rusia. Kjo do të përfshijë ndihmën e mbrojtjes kibernetike shqiptare përballë kërcënimeve në internet”, vijon deklarata.

 

Advertisement

 Ekstradimi i shtetasve shqiptarë nga burgjet e Anglisë ishte një tjetër pikë për të cilën dy vendet diskutuan. Sipas njoftimit, një ekip i përbashkët mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë do të kryejë një vlerësim të kapaciteteve të burgjeve të Shqipërisë,  një proces që do të përfundojë deri në fund të prillit, me qëllim kthimin e të gjithë shtetasve të përcaktuar shqiptarë në sistemin e burgjeve të Mbretërisë së Bashkuar.

 

Pjesë e diskutimeve ishte dhe forcimi i partneritetit mes dy vendeve me qëllim rritjen  e përbashkët ekonomike.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy