Niveli i ujërave në lumenj në kuota normale, 100 hektarë tokë në Lezhë mbeten me prezencë uji

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Niveli i ujërave në lumenj në kuota normale, 100 hektarë tokë në Lezhë mbeten me prezencë uji

Përmirësimi i kushteve atmosferike po sjell përmirësimin e situatës nga përmbytjet.

 

Në Lezhë, situata paraqitet e qetë, ndërkohë që janë 100 hektarë tokë depresive me prezencë uji, por në rënie, sipas shtabit të emergjencave.

 

Advertisement

Nga raportimet e strukturave të MC, kemi:

 

– Niveli i ujërave në shtretërit e lumenjve dhe sistemin kullues është në kuota normale;

– Hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë.
– Në kënetën e Kakarriqit, nj.ad. Balldre, bashkia Lezhë, kemi rreth 100 ha tokë depresive me prezencë ujit, por në rënie.
– Rezervuarët janë në monitorim;
– Rrugët nacionale, rurale dhe bashkiake, janë të kalueshme pa problem;
-Furnizimi me energji elektrike po mbahet nën kontroll;
– Mbetemi në kontakt.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy