“Një dash i rrethuar nga luanë”/ Pranvera Borakaj: Preferoj ta nis Vitin e Ri në punë!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Një dash i rrethuar nga luanë”/ Pranvera Borakaj: Preferoj ta nis Vitin e Ri në punë!

E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, moderatorja e ‘Quo Vadis’, Pranvera Borakaj gjatë një bisede lidhur me karakteristikat dhe shenjat e horoskopit ka rrëfyer se është një dash i rrethuar nga luanët.Sipas saj, lëvizjet planetare kanë një lloj ndikimi të caktuar.

Alban Dudushi: Njerëzit fillojnë dhe bëhen supersticiozë në një moment të caktuar, sidomos kur ndodh diçka, kur je në një situatë të vështirë, gjithmonë përpiqesh që dëshirën tënde ta bashkosh për një shenjë që të vjen nga sipër.

Pranvera Borakaj: Ne e banalizojmë se krahasojmë astrologjinë me horoksopin, s’na doli horoskopi s’ka lidhje astrologjia. Por, në fakt është një lloj shkence. Lëvizjet planetare kanë një lloj ndikimi të caktuar. Nuk tregon se çfarë ndodh sot ose nesër, por tregon se cilat janë fushat në të cilat ti je i favorizuar në këtë moment të caktuar apo në këtë moment tjetër. Dhe karakteristikat e shenjave në këndvështrimin tim kanë një lloj lidhje. Unë jam e rrethuar nga luanët.

Alban Dudushi: Një dash i rrethuar nga luanët. Ziheni?

Advertisement

PranveraBorakaj: Realistë, me këmbë në tokë.

Alban Dudushi: Bëni një zjarr akoma më të madh.

Teksa Borakaj u pyet se ku do t’i kalonte festat e fundivitit u shpreh se gjithnjë preferon që vitin e ri, përfshirë këtu edhe datën 1, ta nisë në punë. Ndaj, ajo tregon se vjen gjithmonë dhe zgjedh me dëshirë të jetë në lajmet e ditës së parë të vitit.

Alban Dudushi: Ku do shkosh ti Pranvera për festat?

Advertisement

Pranvera Borakaj: Unë në Tiranë jam, sepse jam në lajme në datën 1 dhe jam në punë.

Romeo Veshaj: Sa herë vij montoj emisionin të dielën, i vetmi person që shikoj në punë është Pranvera.

Pranvera Borakaj: Unë e kam emisionin të hënën, si të mos jem në punë?

E di pse jam? Unë jam pak supersticioze dhe më pëlqen që datën 1 ta nis me aktivitet, ose dhe udhëtimet. Mbaroja punë dhe udhëtoja, nisesha për diku. Kështu që më pëlqen, më duket sikur më ecën mbarë. Dhe vij gjithmonë, i zgjedh lajmet në datë 1, së bashku me drejtorin e Informacionit, biem dakord që në datë 1 të jem unë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy