“Një pasagjer nuk gjendet”/ Prokuroria bullgare zbulon nëse tragjedia u shkaktua nga bidonat me karburant?!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Një pasagjer nuk gjendet”/ Prokuroria bullgare zbulon nëse tragjedia u shkaktua nga bidonat me karburant?!

Prokuroria bullgare ka konfirmuar se gjatë aksidentit tragjik në Strumë kanë humbur jetën 44 njerëz, dhe jo 45 siç është raportuar më herët. Prokurori bullgar, Borislav Sarafov, në një konferencë për shtyp deklaroi se kanë qenë 8 të mbijetuarit, ndërsa në spital janë duke marrë mjekim vetëm 7 të lënduar.

 

“Kemi të dhëna se në autobus ishin 52 pasagjerë. Ne gjetëm 44 kufoma, 7 persona: 4 burra dhe 3 gra u shtruan në spital. Enigma e madhe mbetet – ku është personi i tetë? Ne po punojmë sipas atij versioni, nuk duam të ngatërrojmë publikun. Mundet që njëri nga pasagjerët e autobusit të ketë kaluar në njërin nga tre autobusët e tjerë që ishin me atë që u dogj.”

 

Advertisement

Informacionet fillestare tregojnë se shkaku i aksidentit lidhet me një gabim njerëzor.

 

 “Bankina në të cilën është përplasur autobusi, jo vetëm që është e panevojshme, por edhe e rrezikshme. Nuk ka pasur shpërthim, por ajo që kanë dëgjuar ata që kanë qenë aty pranë është përplasja, përplasja e fortë e autobusit në trotuarin në anën e djathtë, që siç thashë, nuk e ka vendin aty. Nuk ka pasur shpërthim”

 

Advertisement

Hetuesit bullgarë i hedhin poshtë kategorikisht dyshimet se në autobus kishte bidona me benzinë ose naftë.

 

“Po përhapen informacione se në autobus po transportoheshin derivate të karburantit, benzinës dhe naftës dhe se këto kanë qenë arsyet e zjarrit. Ai version është hetuar, por kategorikisht e hedhim poshtë si të pabazë. Tre bidona u gjetën në vend, që përmbanin vetëm mbetje vaji. Nuk ishin të mbushur dhe as të djegur. Rrjedhimisht, zjarri nuk është shkaktuar nga ata”

 

Advertisement

Identifikimi i trupave pritet të përfundojë pas afro 7 ditësh, ndërsa të gjithë personat e lënduar janë në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy