Një pemë për Hueyda El Saied; bashkia e Tiranës dhe miqtë nderojnë balerinën e ndarë nga jeta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një pemë për Hueyda El Saied; bashkia e Tiranës dhe miqtë nderojnë balerinën e ndarë nga jeta

Një pemë dhe një stol në Parkun e Liqenit për balerinën e ndjerë, Hueyda El Saied në ditën e saj të lindjes.

 

Prezantuesja dhe ballerina e njohur ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë. Erion Veliaj tha se Hueydën do e kujtojë si një vajzë me energji pozitive, që dhuronte shumë dashuri.

 

Advertisement

“Promovimi i së mirës është mënyra më e drejtë për të ecur përpara. Sot në ditën e parë të hyrjes së stinës së re, për një gocë që ishte gjithmonë pranverë, jam shumë i lumtur që në rrugicën e parë buzë liqenit, ndoshta në vendin më të bukur, me panoramën më qetësuese, një vend ideal për reflektim, vendosim një stol me emrin e saj”, tha Veliaj.

 

Kryebashkiaku shtoi se fuqia e një njeriu të mirë është kur bashkon, edhe pasi largohet nga jeta.

 

Advertisement

 “Do mbahemi mend si njerëz që përqafuam të bukurën, të mirën dhe lamë një mesazh, apo si njerëz që thjesht jetuan pa patur asnjë impakt për shoqërinë dhe miqësinë e tyre? Më vjen mirë që sot jemi bashkuar dhe fakti që të gjithë e kemi njohur Hueydën, thuajse na bën si një familje me lidhje të padukshme. Kjo është fuqia e një njeriu të mire, pozitiv dhe një shpirti të bukur e zemër pranverore, si kjo ditë e sotme, siç ishte Hueyda gjithë jetën e saj”,

 

Miqte e Hueydës, falenderuan Bashkinë e Tiranës, duke e cilësuar si një familje të madhe që gjendet gjithmonë aty për këdo që ka nevojë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy