Një qëndrim fantastik i Milo Gjukanoviçit për Kosovën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një qëndrim fantastik i Milo Gjukanoviçit për Kosovën

“Ka disa familje burimore malazeze në Beograd që shtyhen me bajrak për idetë serbomëdha.

Ja, për shembull, ai Beçkoviqi (Matija Beçkoviqi, poet serbomadh dhe ideolog antimalazez, v.j.), e ka thënë një ‘mendim të madh politik: Kosova është fjala më e shtrenjtë serbe’.

Në vend se populli të tallet me këtë thënie, sepse, fatkeqësisht, Kosova e ka përjetuar fatkeqësinë që e përjetoi, nën një: falë politikës së gabuar disadekadëshe të Beogradit ndaj Kosovës, pastaj, nën dy: falë përpjekjes për spastrim etnik në Kosovë më 1999.

Është e nevojshme që pak të hallakatin arkivat e shërbimeve të tyre sekrete, nëse nuk i kanë shkatërruar, dhe të shohin se ka ekzistuar plani i përgatitur për një inxhiniering të ri etnik, me ç’rast shqiptarët do të dëboheshin dhe do të zhdukeshin gjurmët e jetës së tyre në Kosovë, përmes asgjësimit të të gjitha evidencave, përfshirë edhe librezat shëndetësore.

Advertisement

Por kur për këtë plan kuptoi bashkësia e gjerë ndërkombëtare, NATO e pa të nevojshme të reagojë në atë mënyrë siç reagoi. E tani na shfaqet mendimtari i madh politik (Matija Beçkoviqi), i cili thotë: ‘Kosova është fjala më e shtrenjtë serbe’. Dhe kjo bëhet ide prijëse e politikës shtetërore (serbe).

Kjo është tragjedi. Tragjedi. Sepse ky poet edhe më tutje do të vazhdojë të kalojë kohën nëpër kafehanet e Beogradit, por populli që ka rënë viktimë e këtyre budallallëqeve edhe më tutje do të rrëshqasë nga disfata në disfatë, edhe më tutje do të vuajë, por, natyrisht, do t’i shkaktojë vuajtje edhe të tjerëve”.

(Nga intervista e Milo Gjukanoviqit dhënë në shtatorin e vitit të kaluar në emisionin Face to Face të gazetarit boshnjak Senad Haxhifejzoviq)

E.Robelli

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy