Njihen pensionet me Zvicrën, ja sa shqiptarë  përfitojnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Njihen pensionet me Zvicrën, ja sa shqiptarë  përfitojnë

Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, zbardh marrëveshjen e qeverisë me shtetin zvicerian për pensionet. Ai shprehet se ndonëse kjo marrëveshje është negociuar prej disa vitesh, tanimë mund të konsiderohet e “kopsitur”. Sipas tij, bëhet fjalë për rreth 3 mijë e 500 shqiptarë që përfitojnë.

 

“Në momentin që ne kemi negociuar marrëveshjen para 3-4 vjetësh, numri i shqiptarëve ka qenë diku 3400-3500 shqiptarë dhe rezidentë, të cilët kanë shtetësi shqiptare dhe këtu nuk janë përfshirë ata shqiptarë që kanë lënë nënshtetësinë shqiptare dhe kanë marrë nënshtetësinë zviceriane. Edhe ata janë subjekt i marrëveshjes. Nuk është i rëndësishëm numri sa është i rëndësishëm parimi, çdo qytetar shqiptar që punon këtu apo atje është i mbrojtur dhe ajo që është e rëndësishme është që nuk iu humbet asnjë lekë kontributiv”, theksoi ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy