Nuk iu kishte kthyer borxhin, sherr i dhunshëm në Lushnjë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nuk iu kishte kthyer borxhin, sherr i dhunshëm në Lushnjë

Policia e Lushnjës ka arrestuar një person dhe proceduar tre të tjerë pas një konflikti të dhunshëm. Katër të rinjtë janë konfliktuar me një person duke pretenduar se iu kishte para borxh.

 

Sipas tyre personi me të cilin po konfliktoheshin nuk iu kishte kthyer paratë. Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin po lëviznin të arrestuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një dorezë metalike.

 

Advertisement

Njoftimi i plotë:

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 30 vjeç, banues në Sarandë, si edhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. A., 20 vjeç, K. K., 19 vjeç dhe E. A., 31 vjeç, të tre banues në Shkodër, pasi me vetëgjyqësi, janë konfliktuar fizikisht me një shtetas, për t’i marrë një shumë parash që ky i fundit iu kishte borxh.

 

Advertisement

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e shtetasit të arrestuar K. K., u gjet një armë e ftohtë (dorezë metalike), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy