
Partia Demokratike ka ankimuar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e KQZ për të mos e regjistruar në zgjedhjet vendore të 14 majit. Ankimimi u depozitua nga përfaqësuesi ligjor i PD, Indrit Sefa, i cili e kishte paralajmëruar prej kohësh këtë hap ligjor.
PD akuzoi kryekomisionerin e KQZ, Ilirian Celibashi se po interpreton gabim ligjin duke dhënë vendim politik në dëm të kësaj force politike.
Advertisement
KQZ i la 48 orë kohë PD që të plotësonte dokumentet për regjistrimin e PD, duke arsyetuar se autorizimi i dhënë nga Lulzim Basha për delegim kompetencash ishte i paplotë. Ky vendim nuk u pranua nga PD duke bërë të qartë se nuk do të depozitonte asnjë dokument shtesë me pretendimin se procedurat ishin kryer konform me ligjin.
Advertisement