
Rreth 90 nxënës të vitit të dytë të gjimnazit ‘Siri Shapllo’ në Gjirokastër, bojkotuan sot procesin mësimor për shkak të kushteve të papërshtatshme.
Edhe pse 3 vjet më parë godina u rikonstruktua, sipas nxënësve klasat janë me lagështi, pasi nuk ka ngrohje. Përmes një peticioni drejtuar Bashkisë, ata kërkuan zgjidhjen e kësaj problematike.
Nxënës
Advertisement
Klasat kanë lagështi. Nuk ka ngrohje.
Është problem, se ka lagështi të madhe.
Advertisement
Ndërkohë drejtoresha e Drejtorisë Arsimore në Gjirokastër, Doriana Demo, tha se për këtë problematikë është kontaktuar firma që fitoi tenderin, me qëllim që të rishikojë punimet. Ndërsa nxënësit, sipas saj, do të zhvendosen në klasa të tjera për të zhvilluar procesin mësimor.
DORIANA DEMO
Advertisement
DREJTORESHE E ARSIMIT NE GJIROKASTER
Nuk e kemi marrë në dorëzim shkollën sepse problemi në tavan me lagështinë është tejet i madh. Situata është në kufijte e alarmantes.
Advertisement
Rikonstruksioni i gjimnazit “Siri Shapllo” kushtoi afro 266 mijë euro.