“Paaftësi dhe paranojë, institucionet që qeverisen nga VV-ja janë të mbyllura”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Paaftësi dhe paranojë, institucionet që qeverisen nga VV-ja janë të mbyllura”

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se Ministria Shëndetësisë në Kosovë, nuk iu ka dhënë qasje në dokumente zyrtare. Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook këtë e ka cilësuar si  “paaftësi” dhe “paranojë”.

“Institucionet që qeverisen nga VV janë të mbyllura sepse mënyrë funksionimi e kanë dyshimin dhe shohin rrezik gjithandej. Por, jo rrallë gjërat mbesin pezull nga mungesa e kompetencës”, ka shkruar Molliqaj.

“Ligji për Qasje në Dokumente Publike detyron Ministrinë e Shëndetësisë që një gjë të tillë ta bëjnë brenda një afati 7 ditor. Ata patjetër se janë në shkelje të ligjit. Por, mungesa e transparencës është simptoma e parë për një problem që po zihet brenda. Paaftësinë dhe paranojën nuk po e fshehin dot. Se çfarë po ruhet nga fshehja e informacionit do ta ndjekim deri në fund”, deklaroi Molliqaj.

Sipas tij, ka 53 ditë që kur kanë dorëzuar kërkesën për qasje në dokumente publike.

Advertisement

“Vendimi i datës 12 gusht për lirim të masave të pandemisë në vlugun e infektimeve duhet të zbardhet. Për këtë duhet ta dimë rekomandimin e IKSHP-së. Ministria po hesht”, shtoi ai.

Po ashtu, Molliqaj, ka theksuar se tashmë janë bërë 33 ditë prej se e kanë dorëzuar në Komisionin për Peticione plotësimet e kërkuara nga KQZ lidhur me Peticionin për Faljen e Gjobave të Pandemisë.

“Edhe këtu asnjë përgjigje”.

Ndërkohë, Molliqaj ka potencuar se këta dy shembujt e lartcekur janë konkrete, duke shtuar se “qeveria dhe kuvendi janë të bunkerizuara, por edhe tejet të ngathëta”.

Advertisement

“Paranoja sjell bunkerizim, paaftësia pezullim e mungesë pune”, përfundoi ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy