“Pagat nuk rregullohen me forcë”/ Ekspertët: Duhet bashkëpunim dhe një regjistër pasurish

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Pagat nuk rregullohen me forcë”/ Ekspertët: Duhet bashkëpunim dhe një regjistër pasurish

Njësia e Posaçme e ngritur për të analizuar evazionin në paga, ka pak ose aspak shanse të japë rezultate konkrete.

 

Ish-zv.ministri i Financave, Elton Haxhi është i mendimit se lufta ndaj këtij fenomeni nuk mund të realizohet me forcë, por ai është një proces që do të vijë gradualisht, së bashku edhe me vetë presionin e punonjësve.

 

Advertisement

Më shumë se një njësi për të lufuar evazion në paga, sipas Haxhit puna duhet të nisë nga krijmi i një regjistri me të gjitha pasuritë, pasi është individi ai që bën evazion .

 

“Nuk bën shoqëria evazion, por individi, aksioneri, administratori. Ndaj një panoramë e të gjithë pasurisë që posedon një person, çon në indicie për  evazion. Krijon një model risku edhe më të qartë. Sot, këto të dhëna edhe nëse janë nuk janë të koordinuara dhe janë të paplota.”

 

Advertisement

E gjithë kjo situatë, kërkon një vizion të qartë qeverie, nëse s’ka vullnet, aksione të tilla nuk do të kenë rezultat.

 

“Nëse sot vërtet s’kemi një studim të mirfilltë për evasion sesa është ai në ekonomi, por ka studime pjesore që tregojnë se evazioni në tregun e punës është 1 me 3, pra një sigurohet dhe tre jo. Ka studim lidhur me evazionin e TVSH, sot  mblidhet 54% e TVSH që duhet të mblidhet në realitet. Kaq mjafton të kuptojmë në çfarë përmasash është evazioni”, shprehet Haxhi.

 

Advertisement

Ministria e Financave thotë se këtë vit ka si objektiv një strategji konkrete për të luftuar informalitetin, por ky është një qendrim i përsëritur ndër vite, i cili është bërë me aksione dhe fushata që nuk kanë patur rezultat.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy