Paketa e dytë e Rezistencës; qeveria jep 6.1 miliardë lekë/ PD e akuzon për shpenzime luksi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Paketa e dytë e Rezistencës; qeveria jep 6.1 miliardë lekë/ PD e akuzon për shpenzime luksi

6.1 miliardë lekë është fondi që qeveria do të vendosë në dispozicion të Paketës së Dytë të Rezistencës Sociale, për t’iu shpërndarë grupeve në nevojë për përballimin e rritjes së pandalshme të çmimeve.

 

Por ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë, nuk dha detaje se kur do të nisë shpërndarja apo sa do të jetë ndihma që do të përfitojë çdo kategori.

 

Advertisement

DELINA IBRAHIMAJ

MINISTRE E EKONOMISE

“Ky akt normativ i përgjigjet krizës së energjisë dhe të çmimeve. Fokusi është akomodimi i mbështetjes për kategoritë. Synimi është shtrirja në kohë e paketës për të përballuar rritjen e çmimeve. Janë 6.1 miliardë lekë që do të përdoren për paketën. Ndërkohë kemi rritur pritshmëritë për të ardhurat dhe kemi ulur pritshmëritë për deficitin buxhetor. Rritja ekonomike për vitin 2022 do të jetë më shumë se 3.2%.”

 

Advertisement

Duke kritikuar qeverinë për muajt e verës që kaloi pa mbështetje për grupet vulnerabël, deputeti socialist Erion Braçe i kërkoi ministres të nisë sa më parë zbatimin e Paketës së Dytë.

 

ERION BRACE

DEPUTET I PS

Advertisement

“Ju thoni se do të vijoni mbështetjen e sociale me 6.1 miliardë lekë, kjo zgjatja kur fillon se qershori, korriku dhe gushti ikën dhe bëhet fjalë për grupet më vunerabël që janë goditur më fort se çdo kush tjetër nga këto çmime. Me të ardhurat e tyre rritja e çmimeve ka dhënë një goditje të papërballueshme për të ardhurat e tyre. Kur do të fillojë zgjatja e paketës, dhe çfarë do të marrin a mund ta dimë, do jetë e njëjta paketë apo do jetë diçka ndryshe? Bujqit kanë 2 muaj që nuk marrin naftë falas ndërsa punët janë tani, nëse s’ka tani harrojeni pranverën e verën e vitit tjetër nëse nuk ka ndihmë tani.”

 

Qeveria u kritikua edhe nga deputetët e opozitës, të cilët hodhën akuza se po harxhohen miliona lekë për instalacione dhe po harrohen njerëzit në nevojë.

 

Advertisement

Paketa e dytë mbështetëse pritet të bëhet publike në ditët në vijim dhe shpërndarja e saj të nisë në tetor.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy