Paketa e rezistencës do vazhdojë/ Qeveria nuk tërhiqet nga bordet pavarësisht kritikave të FMN

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Paketa e rezistencës do vazhdojë/ Qeveria nuk tërhiqet nga bordet pavarësisht kritikave të FMN

Mbështetja e grupeve në nevojë përmes paketës së rezistencës sociale mund të vijojë edhe përtej qershorit. Kjo mundësi u la e hapur nga qeveria, për shkak të shtrenjtimit të fortë të çmimeve që po përjetojnë qytetarët.

 

DELINA IBRAHIMAJ
MINISTRE E FINANCAVE DHE EKONOMISE

“Po analizojmë me kujdes ecurinë e normave të inflacionit, por normat e inflacionit mujor kanë ardhur duke u reduktuar. Urojmë që kjo tendencë të vijojë, do të jemi të kujdesshëm të analizojmë ecurinë e çmimeve. Do të jemi të kujdesshëm për shtresat që nuk kanë mundësi të përballojnë rritjen e çmimeve.”Pavarësisht luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, dy vendet kryesore nga të cilat importojmë vaj dhe grurë, ministrja garantoi se në tregun vendas nuk ka mungesë produkti.

Advertisement

 

DELINA IBRAHIMAJ
MINISTRE E FINANCAVE DHE EKONOMISE

“Tregu është stabël dhe ka ofertë që përmbush kërkesën e tregut shqiptar. Është krizë që do të vijojë, por për muajt në vijim është i garantuar.”

 

Advertisement

Për sa kohë që kriza është aktuale, qeveria është e vendosur që menaxhimin e saj ta vazhdojë me borde, pavarësisht kritikave që mori edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

 

DELINA IBRAHIMAJ
MINISTRE E FINANCAVE DHE EKONOMISE

“Bordet kur u krijuan, nuk është qëllimi ynë të funksionojmë me borde. Situata e veçantë na e ka detyruar me qëllim që tregu të mos ketë spekulime dhe abuzime.”

Advertisement

 

Për shkak të shtrenjtimit të çmimeve të hekurit, bitumit dhe çimentos, qeveria do të mbështesë edhe ndërtuesit, duke ju kompensuar deri në 30% të faturave, por akti normativ me detajet nuk është zbardhur ende.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy