Paloka: S’ka negociata me Alibeajn/ “Ai është bashkëpunëtor i Ramës. Në zgjedhje, me koalicion”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Paloka: S’ka negociata me Alibeajn/ “Ai është bashkëpunëtor i Ramës. Në zgjedhje, me koalicion”

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka hedhur poshtë çdo mundësi negociate me kreun e grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj, i cili ligjërisht mban logon dhe vulën e PD.

 

Paloka ka deklaruar se vendimi i Gjykatës së Apelit, tregoi se Alibeaj është bashkëpunëtor i kryeministrit Edi Rama, dhe në këtë situatë, mundësitë për bashkëpunim me të nuk ekzistojnë.

 

Advertisement

Për më tepër, sipas Palokës, ka pasur disa tentativa vitin e kaluar për bashkimin e PD dhe të gjitha kanë dështuar, duke theksuar se situata nuk do të ndryshojë, deri në betejën e 14 majit.

 

EDI PALOKA

 

Advertisement

KRYETAR I KESHILLIT KOMBETAR

 

 “së pari që kur del nga goja e alibashëve, nënkuptohet që është thjesht në rastin më të mirë hipokrizi, dhe koha e ka provuar këtë. Vulën ua jep Rama, janë hapur bashkëpunëtorë të ramës pas aktit që ndodhi në gjykatë, dhe tani papritur propozokan bashkëpunim me Partinë Demokratike.”

 

Advertisement

Në kushtet kur bashkimi është në kufijtë e të pamundurës dhe Sali Berisha nuk ka të drejtën ligjore të regjistrojë Partinë Demokratike në zgjedhje, forumet kanë vendosur të garojnë në zgjedhjet lokale, në koalicion me partitë aleate. Deri tani, është rënë dakord me partinë e drejtuar nga Ilir Meta dhe partinë e drejtuar nga Vangjel Dule.

 

 

“Janë të gjitha partitë me të cilat ne kemi pasur koalicion edhe më parë, parti me të cilat kemi marrëveshje, janë partia e lirisë dhe partia bashkimi për të drejtat e njeriut deri në këtë moment. Po bisedohet edhe me të gjitha partitë e koalicionit me të cilat sipas formulës që ka sot në kodin zgjedhor do të duhet të gjejmë edhe formulën më optimal për të realizuar koalicionin.”

Advertisement

 

Aleatët e liderit historik të PD, Berisha, kanë rënë dakord të mbështesin kandidatët e dalë nga procesi i primareve, për të gjitha bashkitë e vendit. Por meqenëse kodi zgjedhor detyron koalicionin, të regjistrojë një listë të vetme me emrat e kandidatëve për këshillat bashkiakë, atëherë Sali Berisha duhet të negocioje me secilin prej aleatëve të tij, për numrin e këshilltarëve, që secila parti do të ketë në atë që mendohet se është zona e sigurt e listës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy