Pandemia dhe lufta Rusi-Ukrainë/ Këto janë pasojat ekonomike që do përballet bota 4 vitet e ardhshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pandemia dhe lufta Rusi-Ukrainë/ Këto janë pasojat ekonomike që do përballet bota 4 vitet e ardhshme

Sfidat e mëdha duket se e kanë ulur ekonominë botërore “këmbëkryq”.

Pas vitit të vështirë pandemik shumëkush mendoi se kohë më të mira do të vini.

Por nisja e luftës në Ukrainë i shoi një herë e mirë shpresat. Ndonëse nuk ka prekur gjeografikisht mbarë botën, pasojat e kësaj lufte, dhe të Covidit në ekonomi do të ndihen për një kohë të gjatë.

Kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare Ardian Lekaj shpjegon se me çfarë pasojash pritet të përballet ekonomia botërore së paku në katër vitet e ardhshme.

Advertisement

 

Ne sot ndodhemi në mes të oqeanit dhe dallgët janë shumë të forta. Për ata që mendojnë se ekonomia ka rritje, po i siguroj se ne sot jemi në krizë dhe krizë sa po vjen dhe po përkeqësohet. Ne po varfërohemi çdo ditë që kalon. Kriza e sotme është një krizë globale, dhe ndoshta një nga krizat më të mëdha që kemi njohur pas viteve ‘70. Unë parashikoj që kjo krizë sapo ka filluar dhe do të zgjasë me siguri deri në vitin 2026.

Kjo që po ndodh sot nuk është gjë tjetër, por vetëm fillimi i një “supercikli”.

 

Advertisement

Bota deri me sot njeh 4 “supercikle” të lëndëve të para bazë, për industrinë.

 

Supercikli i parë ishte në fillim të shekullit të kaluar e lidhur me revolucionin industrial të Shteteve të Bashkuara;

Supercikli i dyti ishte i lidhur me situatën e Europës dhe Japonisë pas Luftës së Dytë Botërore;

Advertisement

 

Supercikli i tretë ndodhi me kërkesën energjetike të viteve ‘70;
Supercikli i fundit është ai i pas viteve ‘90 me industrializimin e shpejtë të Kinës e cila arriti kulmin në vitet 2003-2008, ku çmimet e produkteve të lartpërmendura u rritën me më shumë se 50%”, tha Lekaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy