Sekuestrohen pasuri me vlerë 450 mijë euro në Elbasan që dyhsohen se e kanë burimin nga veprimtaria kriminale e dy shtetasve të dënuar në Itali për trafikim dhe shfrytëzim për prostitucion.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, me qëllim gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, zhvilluan poperacionin “Real Estate 2”.

Në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Elbasanit, u sekuestruan 1 apartament në pronësi të shtetasit S. A., 49 vjeç, i ndodhur në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan, pasi ky shtetas është i dënuar në Itali, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion” dhe 1 lokal në pronësi të shtetasit E. G., 42 vjeç, i ndodhur në lagjen “Kongresi”, Elbasan, pasi ky shtetas është i dënuar në Itali, me 8 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”./vizionplus.tv

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";