Paraburgimi i ri i Tiranës/ 66 dhoma individuale për ti dhënë fund mbipopullimit në komisariate

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Paraburgimi i ri i Tiranës/ 66 dhoma individuale për ti dhënë fund mbipopullimit në komisariate

Qelitë e reja për të gjithë të arrestuarit në Tiranë pritet të hapen së shpejti duke i dhënë fund mbipopullimit në ambientet e paraburgimit.

 

Ngritja e një strukture të re është parë e domosdoshme për shkak se policia e Tiranës prej kohësh po përballej me mungesën e ambienteve për të arrestuarit, por edhe për faktin se komisariatet nuk plotësojnë të gjitha kushtet e sigurisë.

 

Advertisement

Godina e re ndodhet në rrugën Mine Peza, në afërsi të burgut 302.

 

I arrestuari do të qëndrojnë në këto ambiente jo më shumë se 96 orë, deri në momentin kur do të vendosë gjykata nëse ai do të lihet në burg ose jo.

 

Advertisement

Kati i parë i kësaj godine është për administratën, ku do të jetë edhe salla e monitorimit të kamerave për të vëzhguar të burgosurit gjatë gjithë kohës.

 

I arrestuari, pasi do të transportohet në këto ambiente, nga garazhi i mjeteve do të dërgohet direkt në dhomat që ndodhen në katet e sipërme të godinës përmes ashensorit.

 

Advertisement

66 dhomat do të jenë individuale. Në secilin kat do të ketë edhe dhomë mjeku, nëse ndonjë i burgosur shfaq probleme shëndetësore. Ambientet brenda janë të pajisura me sinjale alarmi, ku i ndaluari do të komunikojë me efektivët për çdo rast nevoje.

 

Korridor për të vëzhguar të arrestuarit ka edhe në pjesën e jashtme të godinës, ku efektivët do të bëjnë monitorimet e tyre. Pritet që të jenë të paktën 80 punonjës policie që do të shërbejnë në këtë godinë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy