Paralajmërimi i Tritan Kalos për sëmundjet ekzantematike: Nuk ka asnjë mjekim për ta parandaluar, ja simptomat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Paralajmërimi i Tritan Kalos për sëmundjet ekzantematike: Nuk ka asnjë mjekim për ta parandaluar, ja simptomat

Mjeku i Spitalit Infektiv, Tritan Kalo, ka folur për sëmundjet ekzantematike, të cilat janë të shpeshta në këtë stinë të vitit.

 

Duke u fokusuar te “Sëmundja Duar-Këmbë-Gojë (SDKG/HFMD)”, Kalo thotë se kjo sëmundje prek kryesisht fëmijët, por ka edhe raste të shumta te të rriturit. Mjeku tregon se kjo sëmundje përhapet nga kontaktet direkte me personin e sëmurë, duke qenë se virusi gjendet në lezionet kutane të gojës, ndërkohë që shton se edhe uji i infektuar me këto viruse është përhapës i infeksionit.

 

Advertisement

Sipas Kalos, personat e infektuar janë përhapës të virusit në tre ditët e para të sëmundjes, por edhe gjatë tërë javës së parë të shfaqjes së saj. Simptomat e kësaj sëundje janë: Temperaturë, ulje të oreksit dhe këputshmëri, të cilat 2-3 ditë më pas vijohen nga shënjat karakteristike të sëmundjes, rashin (njollat e kuqe) 2-3-5 mm, që më pas evoluojnë shpesh në fshikëza të vogla në duar, këmbë dhe gojë.

Sëmundja zgjat nga 7 deri në 10 ditë, por nuk ka asnjë mjekim specifik ose vaksinë për parandalimin e saj.

 

Postimi i plotë i Tritan Kalos:

Advertisement

Kohë kovidiane…22.11.2021…Sëmundjet ekzantematike janë jo të rralla në këtë stinë të vitit…U bënë disa javë që Sëmundja Duar-Këmbë-Gojë (SDKG/HFMD) ka prekur shumë individë në mbarë vendin, kryesisht fëmijët POR të mos harojmë se SDKG është një sëmundje, e cila prek edhe të rriturit….Shkaktari më i shpeshtë është Coxsackievirus A 16, dhe më rrallë Enterovirus 71….Përhapet nga kontaktet direkte me personin e sëmurë, mqse virusi gjindet në lezionet kutane, të gojës si dhe eleminohet me feçet e tyre….Edhe uji i infektuar me këto viruse është njëkohësisht përhapës i infeksionit….

 

Personat e infektuar janë përhapës të tij në tre ditët e para të sëmundjes, POR edhe gjatë tërë javës së parë të shfaqjes së saj….Transmetohet vetëm midis njerëzve….PAS kalimit të sëmundjes virusi mundet të jetë i pranishëm në rrugët e sipërme të frymëmarjes edhe për tre javë, si edhe në tubin tretës për dy deri në tetë javë….Periudha pa shënja/e inkubacionit varion nga një deri në tre ditë pas kontaktit me një person të sëmurë, të cilët kanë shënja të përgjithshme si për çdo infeksion: temperaturë, ulje të oreksit dhe këputshmëri, të cilat 2-3 ditë më pas vijohen nga shënjat karakteristike të sëmundjes, rashin (njollat e kuqe) 2-3-5 mm, që më pas evoluojnë shpesh në fshikëza të vogla në duar, këmbë dhe gojë.

 

Advertisement

Fshikëzat e gojës shoqërohen shpesh me dhimbje fyti e vështirësi në gëlltitje, çka i rrezikojnë sidomos fëmijët nga dehidrimi….Sëmundja përgjithsisht zgjat nga 7 – 10 ditë…. Nuk ka asnjë mjekim specifik ose Vaksinë për parandalimin e saj….Kujdes i kushtohet dhënies së Paracetamolit dhe antipiretikëve të tjerë, rehidrimit dhe ushqimit sa më të lëngshëm sidomos kur i sëmuri ka lezione në gojë…Shpesh SDKG/HFMD i paraprin dëmtimeve në thonj të njohura si Onychomadesis….Together forever!!!

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy