
Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të lehta dhe kalimtare.
Era do të fryjë nga veriperëndimi në verilindje me një shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa në zonat bregdetare dhe ato luginore pritet të arrijë deri në 9 m/s. Në detin Adriatik dhe Jon, valëzimi do të jetë i ulët, me forcë 1–2 ballë.
Temperaturat do të variojnë nga 2°C në orët e para të mëngjesit deri në 22°C në mesditë.
Advertisement