Parashikon fatin me kokrrat e fasules/ Suada Abazi tregon si do jetë viti 2023

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Parashikon fatin me kokrrat e fasules/ Suada Abazi tregon si do jetë viti 2023

Suada Abazi nuk është një parashikuese fati si gjithë të tjerët, pasi ajo ka zgjedhur një metodë ndryshe për të parashikuar fate dhe ngjarje të së ardhmes- me anë të fasuleve.

 

E ftuar këtë pasdite në ‘’Vizioni i Pasdites’’, ajo tha se parashikimi me fasule ‘’është dicka e dhuruar nga Zoti. Nuk është as mësim, as shkencë por dhunti mes Tokës dhe Qiellit’’.

 

Advertisement

Parashikuesja nga Kosova tregoi para kamerave se fasulet i ruante në një kupë të vecantë dhe kur ka përballë personin që dëshiron të bëjë parashikimin, ajo I lëshon fasulet në tavolinë dhe ato shkojnë sipas mënyrës së vet.

 

Madje në atë moment, nga mënyra si u shpërndanë fasulet, Suada i bëri një parashikim të shpejtë moderators Evi Rci, duke i thënë se e pret një karrierë jashtë.

 

Advertisement

Suada rrëfeu se parashikimin me fasule nuk e ka profesion dhe ua shikon vetëm njerëzve që kanë problem, por jot ë afërmve të saj.
Në fund të intervistës, e pyetur nga moderatorja se si do jetë viti 2023, ajo u shpreh se nuk do jetë një vit i mirë, do ketë luhatje dhe mosmarrëveshje duke thënë gjithashtu se vitet e fundit ‘’xhelozia dhe fjalët po mbretërojnë më shumë se e mira’’

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy