Bëni Like Struga.info në Facebook


Parlamenti rinis të hënën/ Zgjedhjet lokale do të mbizotërojnë sesionin e ri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Parlamenti rinis të hënën/ Zgjedhjet lokale do të mbizotërojnë sesionin e ri

Nesër në orën 16:00 do të nisë punimet sesioni i ri i parlamentit, një sesion i cili pritet të dominohet nga beteja zgjedhore e 14 majit.

 

Pavarësisht se parlamenti ngriti dy komisione të posaçme që lidheshin drejtpërdrejtë me zgjedhjet lokale; komisionin e reformës zgjedhore dhe reformës territoriale; të dyja duket se dështuan dhe gara për 61 bashkitë e vendit do të zhvillohet mbi bazën e rregullave të miratuara në vitin 2020.

 

Advertisement

Ndër sfidat ligjore kryesore të këtij viti dhe që kërkojnë konsensusin e mazhorancës dhe opozitës është reforma në drejtësi. Prej muajit shtator një grup pune ka nisur të shqyrtojë kërkesat e institucioneve të sistemit të drejtësisë për të ndryshuar ligjet; dhe pritet të shihet nëse PD dhe PS do të gjejnë konsensus këtë vit për të rishikuar reformën në drejtësi.

 

Socialistët synojnë që para zgjedhjeve të rishikojnë rregullat për kandidimin duke futur tek ligji i dekriminalizimit, detyrimin që kandidatët për bashkitë dhe parlamentin të vetohen për lidhjet me ish-sigurimin e shtetit. Kjo nismë kërkon 84 vota e deri më tani opozita ka refuzuar të votojë pro këtij ndryshimi ligjor pasi për ta duhet një lustracion i plotë që përfshin edhe persekutorët e regjimit komunist.

 

Advertisement

Në seancën e parë të parlamentit, pritet sërish një debat i fortë mes dy grupimeve në PD; për shkak se nesër zyrtarizohet vendimi i Enkelejd Alibeajt për të përjashtuar 4 deputetët demokratë; Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi, Agron Shehaj dhe Tritan Shehu.

 

E ndërsa grupi i PD po rrudhet për shkak të krizës së brendshme; grupi socialist ka një deputet më shumë, Agron Çelën e Partisë së Lirisë dhe në total mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama numëron sot 78 deputetë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy