Pas 3 orësh, Bardhi del nga Prokuroria: Autorët e protestës së 8 janarit nuk fshihen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas 3 orësh, Bardhi del nga Prokuroria: Autorët e protestës së 8 janarit nuk fshihen

Pasi përfundoi dëshminë në prokurori, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, dha një prononcim për mediat, ku deklaroi se dha shpjegime për gjithçka ka ndodhur brenda selisë së PD-së, ndërsa hodhi poshtë akuzat e Berishës së brenda selisë kishte njerëz të armatosur.

 

“Kam dhënë shpjegimet e plota, ka vijuar ky bashkëpunim që në momentin e ngjarjes. Duke nisur që nga mësyrja në PD, kontaktet me policinë. Kam kërkuar dhe kërkoj zbardhjen e plotë të cështjes. Autorët as nuk fshihen dhe as nuk skuqen dhe zverdhen, Berisha dhe një pjesë tjetër e individëve të përfshirë janë vetë identifikuar. Pres që të vendosen përballë përgjegjësisë, pavarësisht statusit. Kam informuar dhe sot zyrtarisht prokurorinë e Tiranës që policia në nr e kontaktit është njoftuar në orën 12:27 minuta. Kam telefonuar më shumë se 7 herë zyrtarët e lartë të shtetit.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy