Pas rrugës së re, Bashkia e Tiranës nis ndërtimin e urës në Zall-Bastar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas rrugës së re, Bashkia e Tiranës nis ndërtimin e urës në Zall-Bastar

Pas përfundimit të rrugës së re, e cila e shkurton me 30 minuta distancën nga Tirana, në Zall-Bastar ka nisur puna për ndërtimin e urës, e cila ndihmon të gjithë banorët e zonës. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet në urën e re dhe theksoi se kjo dëshmon se vetëm me bashkëpunim vendi mund të ecë përpara.

 

Ai shtrëngoi duart edhe me banorët e zonës, ndërsa nënë Zyraja e falenderoi për vëmendjen e treguar ndaj familjeve aty.

 

Advertisement

Ju falenderoj jashtë mase. Keni punuar me mish e me shpirt. Rrugën e bëtë sin ë qytet”, tha ajo.

 

Veliaj shtoi se është e rëndësishme që punët të ecin përpara sepse Tirana nuk ka kohë të kthehet mbrapa.

 

Advertisement

“Në qoftë se merremi me muhabete ‘më the e të thashë, i kujt je ti, e lagu, s’e lagu’, atëherë shkojmë vetëm mbrapa. Ju më keni mbështetur dhe ju falenderoj me gjithë zemër”, u tha banorëve Veliaj.

 

Ai theksoi se projektet që po transformojnë edhe fshatrat më të largët të Tiranës janë arritur edhe falë bashkëpunimit me qeverinë.

 

Advertisement

“Po të ishim ende me taksat e komunës, kjo urë nuk bëhej as për 60 vjet. Se këta thonë “kullat-kullat”, po patjeter, ai që bën kullën do paguajë një çikë më shumë taksa dhe me lekët e taksave të tij do bëjmë rrugën e Zall-Bastarit”, tha Veliaj.

 

Ai shtoi se ura e re do përfundojë brenda verës, edhe pse afati i punimeve është në muajin tetor.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy