Pas shirave të rrëmbyeshëm, normalizohet situata në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas shirave të rrëmbyeshëm, normalizohet situata në Tiranë

Tirana i rikthehet normalitetit pas shirave të rrëmbyeshëm, punonjësit e Bashkisë në terren

 

Në të gjitha rrugët e kryeqytetit është rikthyer normaliteti, pas reshjeve të rrëmbyeshme që ranë me sasira të mëdha brenda një kohe të shkurtër.

 

Advertisement

Edhe pse reshjet ishin tepër intensive, kanalizimet kulluan brenda një kohe të shkurtër sasinë e madhe te ujit, ndërsa lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve vijon aktualisht pa probleme.

 

Sikurse mund ta shihni dhe nga fotot, pranë çdo kryqëzimi në kryeqytet kanë qenë edhe punonjësit e Bashkisë së Tiranës, të cilët kanë punuar për normalizimin e situatës.

 

Advertisement

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka falenderuar  të gjithë ekipet e emergjencës të cilët punuan për rikthimin në normalitet të rrugëve në kryeqytet.

 

“Mirënjohje ekipeve të emergjencave të Qytetit të Tiranës, për rikthimin në normalitet të akseve të Tiranës pas rrebeshit të sotëm! Në punë minutash i kthehemi plotësisht rutinës së qytetit”, shkruan Veliaj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy