Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Dhërmi, ku Gerald Shehu vrau në hotel Eraldo Nevruzin.
Burime nga policia e Vlorës për gazetaren e Vizion Plus Efrosina Papa bëjnë me dije se autori Gerald Shehu e kishte planifikuar vrasjen e 31-vjeçarit Erald Nevruzi. Sipas burimeve, përgjatë mbrëmjes autori e ka marrë veçmas në një dhomë ku pushonte stafi duke u kujdesur të justifikojë edhe mungesën e tij tek vendi i punës.
Më pas ai e ka ekzekutuar i vetëm dhe me mbështetjen e dy bashkëpuëntëorëve Daniel Qose dhe David Larti. Të tre e kanë zhveshur, i kanë marrë sendet personale, rrobat, dokumentat e identifikimit ja kanë djegur tek furri i picerisë. Më pas i ndihmuar nga personat në fjalë e kanë mbështjellë me plasmas e kanë futur në mjetin tip audi dhe është larguar nga hoteli. Vrasja ka ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit autori është nisur për Greqi në orën 5 duke patur kohë të shkonte në shtëpi të ndërrohej të merrte pasaportat dhe lekë dhe të largohej drejt Greqisë me mjetin tip Audi A8. Dyshohet se përgjatë aksit Dhermi-Himarë konfirmuar nga kamerat e sigurisë së rrugës dhe bizneseve ka bërë një ndalesë diku ku ka hedhur trupin.
Rrugën nga Dhërmiu në Sarandë e ka bërë për rreth 1 orë.Ka fshehur automjetin në një magazinë të vjetër afër portit detar në lagjen numër 4 Sarandë dhe më pas ka marrë taksi deri në Qafë Botë. Aty kur ka kaluar kufirin ka marr një tjetër taksi me drejtim Igumenicën. Në Igumenicë ka marrë tragetin për në Korfuz për të kaluar në drejtim të Anglisë. Kanë qënë veprime të shpejta të policisë së Vlorës në bashkëpunim me interpolin Grek të cilët kanë shkëmbyer informacione duke bërë të mundur arrestimin e tij. Janë dërguar dokumentacionet për përshpejtimin e ekstradimit të autorit. Autori me viktimën konfirmohet se kanë patur njohje në Angli dhe aty mund të ketë lindur konfikti që ka çuar në ekzekutimin e 31-vjeçarit. Autori me dy bashkëpunëtorat e arrestuar kishin 5 vite që punonjn në të njëjtin hotel me njëri tjetrin. Ndërkohë që në kontrolle u përfshinë 9 grupe të policisë të cilat u shpërndanë në terren duke kontrolluar gjithë territorin derisa gjetën trupin.
Mësohet se trupi i viktimës është gjetur në një gurore në Vuno.
Policia ka verifikuar kamerat e sigurisë për të parë lëvizjen e makinës së autorit e cila ka qenë e dëmtuar. Kjo ka qenë indicie e policisë se Gerald Shehu duhet të ketë lëvizur në një rrugë të ngushtë, për ta hedhru trupin. Shehu ka ecur Dhërmi – Himarë dhe pasi ka fshehur trupin në guroren në Vuno është kthyer në banesë për të marrë rrobat e tij dhe për tu larguar drejt Greqisë përmes Qafë Botit.
Burimet e grupit hetimor bëjnë me dije se pak pas mesnatës autori ka thirrur Eraldon nga dhoma e së bashku kanë dalë tek shkallët për tu sqaruar. Aty ka pasur një konflikt dhe më pas Geraldi e ka qëlluar me 2 plumba në kokë dhe më pas u ka bërtitur dy punëtorëve, tashmë të arrestuar për ta ndihmuar për të future trupin në qese plehrash dhe transportuar në makinë
Ka qenë një turiste angleze që i ka thënë policisë se ka dëgjuar krisma dhe të bërtitura.
Ndërkohë vjehrra e tij ka marrë në telefon policinë pasi nuk ka gjetur recepsionistin në hotel dhe as rrobat e tij./vizionplus.tv