Pasojat e rritjes së pagave/ Ekspertët: Sjell shkurtime tek bizneset, nuk frenon infacionin 

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rritja e pagës minimale dhe pagave në tërësi që pritet nga muaji Prill është një domosdoshmëri për Shqipërinë, e cila rezulton se i ka më të ultat në rajon e më gjerë.

 

Një politikë e tillë ndikon në rritjen e aftësisë blerëse, duke nxitur kosumin. Por cila është ana tjetër e medaljes? Për bizneset që 60% të kostove kanë shpenzimet për paga dhe sigurime, një masë e tillë mund të shoqërohet me efekte negative

 

Advertisement

“Rritja e pagës ndikon në uljen e konkurrueshmërisë, të paktën në këtë fazë të parë. Ndaj bizneset duhet të marrin disa masa strukturuse për të zbutur këtë efeket. Studimet kanë treguar se rritja e pagës minimale në një fazë të parë ndikon në shkurtimin e fuqisë puntore dhe rritjen e shpezimeve për invetime në makine, për reduktimin e fuqisë puntore. Ndaj duhet të parë me kujdes çfarë mund të bëhet për këto biznese”, shprehet Ardian Civici ekspert ekonomie

 

Një ditë më pare kryeministri njoftoi se do të rritet me 50 mijë lekë paga për mjekët specialsitë, si një masë që mund të frenojë emigrimin. Paralelisht është njftuar se dotë ketë rritje pagash në tërësi prej 7% për admisnitratën si dhe një tjetër mbështjetje buxhetore për pensionistët. Por çfarë impakti kanë këto masa tek inflacini?

 

Advertisement

“Rritja e pagave dhe pensioneve është refleksion dhe pasojë e situatës inflacionistë. Është një  masë socialë që meret, për individët që të mund të përballojnë pasojat e çmimeve. Por nga ana tjetër, për vet natyrën e inflacinit, rritja e pagave, pra rritja e parasë në qarkullim nuk ndihmon në uljen dhe frenimin e inflacionit”, shprehet më tej Civici.

 

Prej tre muajsh inflacioni ka shfaqur tendenca rënëse, ku  në janar arriti në 7.1 %, një tregues ky i cili ka bërë që edhe banka e shqipërisë të frenohet në rritjen e mëtejshme të normës bazë të interesit për lekun.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy