PD e ndarë edhe në ditëlindje; Berisha dhe Alibeaj aktivitete të ndryshme në 32-vjetor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PD e ndarë edhe në ditëlindje; Berisha dhe Alibeaj aktivitete të ndryshme në 32-vjetor

As ditëlindja e 32-të nuk e bashkoi dot Partinë Demokratike. Për të festuar themelimin Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj zgjodhën të organizojnë aktivitete të ndarë, duke treguar edhe njëherë tjetër për përçarjen e thelle.

 

Kreu i PD Berisha i mblodhi mbështetësit e tij demokratë pasdite, ndërsa pjesë e festës u bë edhe aleati në opozitë, Ilir Meta.

 

Advertisement

Veç urimeve, Sali Berisha e shfrytëzoi fjalën e tij për të sfiduar sërish Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken për të paraqitur provat që e bëjnë atë të korruptuar.

 

 

SALI BERISHA

Advertisement

KRYETAR I PD

“Kanë rrëmuar dhe rrëmojnë. Të rrëmojnë sa më shumë dhe në fund do të kuptojnë që kanë kryer aktin korruptiv më madhor. Nëse Blinken apo kushdo tjetër gjen e sjell një provë për akuzat, do të largohem përfundimisht nga politika. Pas 32 vitesh më duhet të përballem me diplomatin e botës, por midis nënës time dhe të vërtetës unë zgjedh të vërtetën.”

 

Pas 32 vitesh, sipas Berishës, PD duhet të vazhdojë luftën për votën e lirë e për ta arritur këtë, shtoi ai, së pari duhet përmbysur qeveria e Edi Ramës.

Advertisement

 

Grupi i Enkelejd Alibeajt nga ana tjetër festoi gjatë paradites. Të pranishëm në këtë aktivitet u panë vetëm një grup i vogël deputetësh demokrat, ndër ta Gazmend Bardhi, Flutura Acka, Agron Gjekmarkaj, Kreshnik Collaku, si edhe ish-studentë të dhjetorit.

 

Fajin për gjendjen e partisë sot, Alibeaj e la te Berisha, të cilin e akuzoi se po e përdor PD për t’iu kundërvënë Perëndimit.

Advertisement

 

ENKELEJD ALIEBAJ

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR TE PD

“Çdo përpjekje për të vendosur interesa personale që deformojnë identitetin e PD-së duke e kthyer atë nga një institucion i perëndimit për ta kthyer në një repart sulmesh kundër Perëndimit është një moment që duhet ta kthejmë. Duhet të bëjmë sakrificën sublime secili prej nesh. Askush nuk duhet të ndihet i joshur për të bërë negociata me këto vlera.”

Advertisement

 

Alibeaj u bëri thirrje demokratëve të ndahen nga mendësia komuniste dhe të rikthehen te vlerat.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy