PD hap fushatën elektorale/ Berisha takon kandidatët: Premtojmë taksa të ulëta dhe luftë kundër korrupsionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PD hap fushatën elektorale/ Berisha takon kandidatët: Premtojmë taksa të ulëta dhe luftë kundër korrupsionit

Partia Demokratike ka çelur sot fushatën elektorale për betejën e 14 majit.

 

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka takuar kandidatët e opozitës që u përzgjodhën nga vota e demokratëve, duke u kërkuar të nisin punën për hartimin e programit për secilën bashki dhe të ngrenë shtabet elektorale.

 

Advertisement

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

“Ju kaluat një garë, një betejë për të hyrë në luftë. Një luftë elektorale. Në një betejë elektorale, me qëllimin më madhor, për t’ia rikthyer bashkitë qytetarëve shqiptarë.”

 

Advertisement

Shtylla kryesore e fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale do të jetë çështja e korrupsionit në pushtetin qendror dhe atë lokal.

 

 “Bashkitë po presin me padurim çlirimin nga kjo farë hajdutësh që nuk i ka parë toka.”

 

Advertisement

Premtimi kryesor i kandidatëve të opozitës në 14 maj do të jenë taksat e ulëta dhe beteja kundër korrupsionit.

 

“Ju shkoni me besimin dhe programin e një force konservatore, e cila beson te taksat e ulëta. Sepse kjo forcë beson se më mirë paratë të jenë në xhepat e qytetarëve se të administratës. Atë buxhet që do krijoni, do e ktheni fund e krye në funksion dhe shërbim të qytetarëve tuaj.”

 

Advertisement

Beteja më e rëndësishme për opozitën do të jetë ajo për bashkinë e kryeqytetit dhe Berisha ka shfrytëzuar çështjen e inceneratoreve për të akuzuar për korrupsion kryetarin e bashkisë që kërkon një mandat të tretë Erjon Veliajn.

 

“Për sipërmarrjen e tij private që ka me Edi Ramën, Arben Ahmetajn dhe Engjëll Agaçin, ai ka katërfishuar taksën e mbetjeve për biznesin e vogël. Ka dyfishuar taksën e çdo qytetari. Ka shpikur taksën e arsimit, në një kohë kur jo e majta, por edhe e djathta, e ka në gen detyrimin për arsimin falas.”

 

Advertisement

Partia Demokratike rikthehet në garën për pushtetin vendor, pas bojkotit që i bëri zgjedhjeve lokale 4 vite më parë; bojkot që çoi në dorëzimin e 60 bashkive tek partia socialiste.

 

Por sot Partia Demokratike dhe aleatët e saj nuk e kanë garën vetëm me Partinë Socialiste por edhe me demokratët që njohin si drejtues Enkelejd Alibeajn të cilët gjithashtu do të kenë kandidatët e tyre në këto zgjedhje.

 

Advertisement

Nga ana tjetër, Sali Berisha duhet të zgjidhë problemin e regjistrimit në zgjedhje pasi aktualisht gjykata njeh si kryetar të PD Lulzim Bashën i cili është i vetmi që ka të drejtë të regjistrojë kandidatët e të ketë komisionerë në 14 maj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy