PD përgënjeshtron lajmet për ndërtimin e kullave në truallin e selisë blu: Mashtrimi i radhës i Berishës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PD përgënjeshtron lajmet për ndërtimin e kullave në truallin e selisë blu: Mashtrimi i radhës i Berishës

Partia Demokratike ka reaguar pas lajmeve të shpërndara në media në lidhje me ndërtimin e kullave në vendin ku ndodhet sot selia e PD.

 

Sipas PD, kjo është një gënjeshtër e Sali Berishës për të shmangur vëmendjen nga dhuna e protestës së ushtruar më 8 Janar.

 

Advertisement

“Për të hequr vëmendjen nga dhuna që Sali Berisha dhe banda e tij ushtruan me 8 janar, ai ka shpërndarë një gënjeshtër alla Sali gjate ditës së sotme. Kjo është vetëm një gënjeshtër e re, mashtrimi i rradhës i Sali Berishës.
Sqarojmë gjithë opinionin publik se selia e Partisë Demokratike është pronë publike. Ajo është shtëpia e demokratëve, nuk është bunkeri i Sali Berishës e aq më pak hapsira e pastrimit të parave të ortakeve të tij”, shkruan PD.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy