Pedagogët protestë para Kuvendit/ Nuk tërhiqen nga kërkesa për rritje pagash

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pedagogët protestë para Kuvendit/ Nuk tërhiqen nga kërkesa për rritje pagash

Pedagogët nuk janë tërhequr nga kërkesat e tyre ku më kryesoja është rritja e pagave. Këtë të enjte ata kanë protestuar me pankarta në duar, përpara parlamentit teksa mbahej seanca plenare.

 

 

PEDAGOGET  

Advertisement

 

“Të vlerësohet puna e pedagogut shqiptar me një vlerësim financiar jo më të vogël se kolegët e tyre në kosovë. Pagesat e tarifave të studentëve të jenë jo më shumë se tarifat e studentëve në Kosovë”.

 

 

Advertisement

“Ne sot jemi në të njëjtën masë të buxhetit të shtetit kur ndërkohë na janë shtuar universitete publike dhe fondi dhe buxheti është po i njëjtë . Kjo do të thotë se do të kemi më pak fonde”.

 

 

“Një nga kërkesat që  i kërkojmë këtij parlamenti është të rritet përfaqësimi i profesorëve dhe të ndihët zëri i studentëve.”

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement

Rritja e pagës me 8%, sipas pedagogëve është bërë për stafin akademik vetëm në 4 universitete.

 

 

 

Advertisement

 

ALEKSANDËR PETRE

PEDAGOG, FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS

 

Advertisement

“Rektori i universitetit t ëtiranës e diskuton këtë 8 % e stafit ndihmës akademik, senati i politeknikut e ka miratuar por nëse 7% i ofruar nga qeveria është e përcaktuar në VKM ky 8% është lënë cik avaziv. Sot kanë lekë po nesër?”

 

 

Pedagogët kanë ngritur edhe shqetësimin për uljen e numrit të studentëve, pasi maturantët po shohin si opsionin e parë studimin jashtë vendit.

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement

MIRDAIM AXHAMI 

PEDAGOG, FAKULTETI EKONOMIK 

 

 

Advertisement

“Shumica e studentëvë që janë maturantë ata preferencën e parë kanë që të studiojnë jashtë. Nëse ne vazhdojmë me këto politika, të cilat nuk synojnë mbajtjen e maturantëve për të studiuar në shqipëri. Normalisht edhe produkti që do të nxjerrin universitetet do të jetë një produkt i dobët”.

 

 

Në fillim të nëntorit pedagogët u tërhoqën nga greva e urisë që kishin paralajmëruar, ndërsa do të vijojnë të protestojnë sërish në forma të ndryshme.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy