Pensionet indeksohen 3.3% duke nisur nga sot/ Filloi edhe shpërndarja e ndihmave 3 mijë lekë për të moshuarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pensionet indeksohen 3.3% duke nisur nga sot/ Filloi edhe shpërndarja e ndihmave 3 mijë lekë për të moshuarit

 

Nga kjo e premte, pensionet për të gjitha kategoritë e pensionistëve do të indeksohen me 3.3 përqind, si një nga masat e Paketës së Rezistencës Sociale.

 

Rritja varion nga 400 deri në 1 mijë lekë të rinj në muaj, varësisht pensionit të plotë a të pjesshëm, pension në qytet apo fshat, pension invaliditeti apo për ndihma të posaçme shtetërore.

Advertisement

 

Po ashtu, për 576 mijë familje të konsideruara si më të prekurat nga rritja e çmimit, nga ky 1 prill do të nisë të shpërndahet shuma prej 3 mijë lekësh për të përballuar situatën.

 

Kjo mbështetje do të jepet për tre muaj rresht për pensionistët që marrin më pak se gjysmën e pagës minimale, pensionistët e invaliditetit, pensionistët që jetojnë vetëm, personat me aftësi të kufizuar dhe ato familje që trajtohen me ndihmë ekonomike.

Advertisement

 

Një tjetër masë që hyn në fuqi është rritja e pagës minimale me 2 mijë lekë, duke shkuar kështu në 32 mijë lekë në muaj.

 

Gjithashtu, nga kjo e premte, ndryshon tatimi për pagat. Sipas masës që ishte parashikuar të hynte në fuqi dy muaj më vonë, për pagat deri në 40 mijë lekë do të zerohen taksat, për pagat deri në 50 mijë lekë do të ketë përgjysmim të taksës, ndërsa ulje të taksës do të ketë edhe për pagat nga 150 mijë deri në 200 mijë lekë të rinj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy