Për disa kosovarë të abuzuar të komunitetit LGBT, Shqipëria është streha e tyre e vetme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mungesa e mbështetjes institucionale në Kosovë nënkupton se shpesh viktimat LGBT të abuzimit duhet të mbështeten te dashamirësia dhe kreativiteti i aktivistëve të të drejtave, ose janë të detyruar të kërkojnë strehim në Shqipërinë fqinje. Një strehë e re në Prishtinë mund ta ndryshojë të gjithë këtë.

Nga Xhorxhina Bami

Në fillim të marsit, një grup për të drejtat e komunitetit LGBT në Kosovë i quajtur “Qendra për Barazi dhe Liri”, CEL, mori një telefonatë nga një vajzë rreth të njëzetave e cila tha se e dashura e saj po mbahej kundër vullnetit të saj në shtëpinë e saj në komunën lindore të Gjilanit.

Ajo tha se druhej se familja e të dashurës së saj, e zemëruar për shkak të orientimit të saj seksual, do ta lëndonte atë, por se ajo nuk kishte mjaftueshëm besim te policia që ta raportonte këtë rast.

Advertisement

CEL pranoi të ndërhynte, por u prit në mënyrë armiqësore.

“Për të shmangur dhunën, në atë moment i bindëm vëllezërit të thërrisnin policinë, duke pretenduar se ata kishin të drejtë”, tha tha Lend Mustafa, një koordinator projekti në CEL. Autoritetet dolën në anën e grave, të cilave iu dha strehim nga CEL në një vend të fshehtë.

Ky nuk ishte një rast i izoluar në Kosovë, ku homoseksualët shpesh ia fshehin familjes orientimin e tyre seksual. Ose rrezikojnë të refuzohen. Homofobia është e përhapur në institucionet publike në vendin e ri.

OJQ-të shpesh lihen t’i strehojnë viktimat me shpenzimet e tyre ose t’i dërgojnë ato në një strehë në Shqipërinë fqinje. Aktivistët shpresojnë që ndërtimi i premtuar i një strehe të parë LGBT në kryeqytet, Prishtinë, do ta përmirësojë gjendjen e tyre.

Advertisement

“Të ndihesh sikur je vetëm, për shkak të familjes, institucioneve dhe shoqërisë në përgjithësi, duhet të jetë një ndjenjë e tmerrshme që mund të çojë në vetëvrasje ose depresion”, tha Blert Morina, CEO transgjinor i CEL.

Fajin për këtë, tha ai, “duhet ta ndajmë që të gjithë”.

Frikë nga homofobia institucionale

Mbrojtja e të drejtave LGBT është e garantuar sipas Kushtetutës së Kosovës, e hartuar me ndihmën e mbështetësve kryesorë perëndimorë të vendit kur vendi deklaroi pavarësinë nga Serbia në 2008.

Advertisement

Megjithatë, situata me të cilën përballen personat LGBT në Kosovë është një çështje që rrallë trajtohet nga politikanët.

Në një sondazh të kryer nga BIRN përpara zgjedhjeve parlamentare në tetor 2019, rreth 43 për qind e kandidatëve për deputetë thanë se ishin kundër martesave të të njëjtit seks, duke përmendur besimet fetare ose “vlerat tradicionale familjare”.

Ata përfshinin Emilia Redzepin, e cila në mars të këtij viti u bë zv/kryeministre e Kosovës e ngarkuar me çështjet e pakicave dhe të të drejtave të njeriut.

Teksa merrte detyrën, Redzepi tha se ajo u përmbahej “të gjitha konventave evropiane për të drejtat e njeriut”.

Advertisement

Por Morina nga CEL ishte skeptik. Homofobia “nuk është një mendim që mund ta çmësosh shpejt”, tha ai.

Redzepi nuk iu përgjigj një kërkese për koment. Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, tha për BIRN: “Mendimet ose bindjet personale nuk mund të jenë faktorë në vendimmarrje, pasi qeveria jonë drejtohet nga parimi i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.”

Kryeziu tha se programi i qeverisë për barazinë gjinore, i miratuar nga kryeministri Albin Kurti në maj, “përfshin aktivitete specifike që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit për të drejtat e personave LGBTI”, të tilla si trajnimi për media dhe punonjës mjekësorë për të inkurajuar më shumë “ndjeshmëri gjinore dhe trajtim të barabartë për personat LGBTI”.

Morina, megjithatë, tha se mungesa e mbështetjes institucionale nënkuptonte që organizatat e shoqërisë civile dhe aktivistët duhet të bënin punën e autoriteteve.

Advertisement

Ai tha se në pesë vitet e fundit, CEL ka gjetur strehim në Shqipëri për tetë kosovarë LGBT dhe tre të tjerë i ka strehuar në Kosovë.

“Duke përdorur financat personale, ne shpesh i strehojmë ata në shtëpitë tona”, tha Morina për BIRN.

“Kohët e fundit, kemi filluar strehimin e përkohshëm në apartamente dhe në raste kërcënimi të menjëhershëm të jetës, ne i dërgojmë në strehën LGBTI+ në Shqipëri.” Pasi një individ është strehuar në Shqipëri, CEL ndihmon në përgatitjen e dokumenteve të nevojshme për të aplikuar për një leje qëndrimi në Shqipëri.

“Askush nuk është kthyer më në familjen e tij apo saj”, tha ai.

Advertisement

CEL ofron ndihmë ligjore për ata që kërkojnë ndihmë dhe i inkurajon ata të raportojnë dhunën në polici. Por në shumicën e rasteve, viktimat kanë frikë nga paragjykimet institucionale ndaj tyre.

Pandemia COVID-19 i ka komplikuar gjërat duke pasur parasysh kufizimet në kalimet kufitare midis Kosovës dhe Shqipërisë. Në rastet kur një individ nuk mund të strehohet në Shqipëri, çështja “bëhet barra jonë, sepse përndryshe ata do të duhet t’i kthehen dhunës”, tha Morina.

Strehë në punë

Aktivistët shohin pak shpresë në një vendim nga komuna e Prishtinës për të alokuar fonde buxhetore në fillim të këtij viti për ndërtimin e një strehe për personat LGBT. CEL është pjesë e projektit.

Advertisement

Streha e re, e cila pritet të jetë gati deri në fillim të vitit 2022, ka si qëllim të ndihmojë personat LGBT të fitojnë aftësi pune dhe të gjejnë punë në mënyrë që të jenë të pavarur nga familjet e tyre.

Morina tha se komuniteti LGBT kishte mësuar nga përvoja e strehëve për gratë viktima të abuzimit në familje, të cilat përballen vazhdimisht me rrezikun e mbylljes për shkak të mungesës së fondeve të mjaftueshme.

Ai tha se ishte e rëndësishme që të ketë financime fikse komunale dhe “të mos jemi të varur nga fondet dhe donacionet, sepse përparësitë ndryshojnë”.

Morina tha se CEL do të fillonte t’u afrohej bizneseve për të punësuar më shumë njerëz LGBT pasi të kalojë më e keqja e pandemisë së COVID-19, e shumta deri në fillim të vitit 2022. Pa ndonjë formë mënyrë për të pasur të ardhura të pavarura, është e vështirë t’i shpëtosh abuzimit.

Advertisement

“Për të mbajtur vendin ku fle, njeriu shpesh bën kompromise dhe pranon dhunë dhe presion”, tha Morina.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy