Për herë të parë/ Mazniku zbulon afatin e ndërtimeve te “5 maji”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Për herë të parë/ Mazniku zbulon afatin e ndërtimeve te “5 maji”

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbi Mazniku ka foli sot lidhur me shembejn e objekteve në lagjen “5 maji” në Tiranë dhe debatet me banorët e kësaj zonë.

 

Në një lidhje me Skype në studion e lajmeve në Vizion Plus, Mazniku theksoi se afati për marrjen e banesave të reja për banorët e 5 majit, është 18 muaj nga moment që do të ketë një kantier të hapur ndërtimi.

 

Advertisement

“Ka një afat, është 18 muaj nga moment që ne kemi një hapësirë të lirë për të punur. Ai 18 mujor që i duhet bashkisë për të ndërtuar objektet e reja, fillon nga momenti kur kemi hapësirë për të punuar. Pjesa më e madhe e familjeve janë larguar në mënyrë vullnetare pasi kanë pasur marrëveshje të drejtë, të ligjshme nga ana e bashkisë. Përsa kohë ne vazhdojmë debatet me banorëët, ky afat sërish do të fillojë 18 muaj nga dita që ne do të kemi një kantier të hapur për të filluar punimet”, u shpreh Mazniku.

 

Ai sqaroi se si do të procedohet me banorët që kanë dokumenta pronësie, por edhe për ata që nuk i posedojnë.

 

Advertisement

“Janë humbur gati 5 muaj, jo vetëm për banorët e tërmetit, por edhe për banorët që janë në këto protesta apo diskutime. Çdo banor i cili ka dokument pronësie do të marrë metrat që ka banesën dhe ekstra për truallin që posedon. Çdo banor që nuk ka dokumenta do të marrë bonusin e qerasë për periudhën e ndërmjetme dhe metër për metër për sipërfaqen që sot ai ka”, nënvizoi Mazniku.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy