Përballja “Berisha-Alibeaj” në Gjykatën e Apelit, Kaso: Këtë çorbë nuk e zgjidhni dot, ndaj jemi këtu

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përballja “Berisha-Alibeaj” në Gjykatën e Apelit, Kaso: Këtë çorbë nuk e zgjidhni dot, ndaj jemi këtu

Dy grupimet e PD vijojnë përballjen e tyre për vulën e partisë në Gjykatën e Apelit. Përfaqësuesit e Berishës pretendojnë se Alibeaj nuk ka kompetencat e duhura ligjore për të ankimuar vendimin e Gjykatës së Tiranë, që legjitimoi Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit.

 

“Autorizimi i Alibeajt është në mungesë të gjatë të kryetarit, jo si autorizim dhe delegim i përgjegjësive të tagrit ligjor, por thjesht si përfaqësim, gjë e cila mind te merrej edhe nga sekretari ligjor i partisë.

Këtë çorbë nuk ia zgjidhni dot as ju, as unë, as vetë ata që e kanë bërë. Po këtë nuk e kanë menduar këta ndaj jemi këtu ku jemi”, deklaroi Ivi Kaso.

Advertisement

 

Por sipas përfaqësuesve të grupimit të Alibeajt, Gjykata e Tiranës ka gabuar pasi ka legjimituar disa persona që kana vepruar në kundërshtim me statutin e partisë. Sipas tyre vendimet e marra në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit nuk janë të pavlefshme.

 

“Vendimi per Komisionin e Rithemelimit është nul. Gjitheë procesi çojnë në një përfundi, që Kuvendi i 11 dhjetorit dhe vendimet e marra prej tij janë të paligjshme”, thanë përfaqësuesit  e Alibeajt.

Advertisement

 

Gjykata e Apelit pritet që të japë vendimin se kujt i përket vula e Partisë Demokratike. Ky vendim do të jetë mjaft i rëndësishëm dhe për ecurinë e kësaj force poltike në përballjen e radhës me kundërshtarët e kampit tjetër.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy