Përçarja e demokratëve/ Luçiano Boçi i bën ftesë Lulzim Bashës të kthehet në “shtëpi”?!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përçarja e demokratëve/ Luçiano Boçi i bën ftesë Lulzim Bashës të kthehet në “shtëpi”?!

Pas dy vitesh përplasje të ashpra lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi kanë vendosur të bashkojnë forcat në betejën kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

 

Por ky grupim, duket se e ka lënë derën e hapur edhe për Lulzim Bashën dhe 10 deputetët e tjerë që mbështesin atë.

 

Advertisement

Ish deputeti Luçiano Boçi në një intervistë për emisionin 7pa5 në Vizion Plus u shpreh se demokratët duhet të bashkohen për interes të atyre që i kanë besuar.

 

Procesi duhet të integrohet shton Boçi dhe të përfshijë edhe deputetë të tjerë që ndoshta janë te ajo pjesa  e vulës që është quajtur “zyrtare”.

 

Advertisement

Jemi brenda procesit të dashur të bashkimit të PD-së. Këto veprime janë brenda normalitetit të sjelljes politike të personave që kanë marrë mandat përfaqësimi të votave të qytetarëve. Presioni dhe kërkesa e tyre ka qenë shumë e madhe dhe ka një refleksion kushtëzuar edhe nga rrethanat. Këto janë procese politike që duhen evoluuar që të ketë zhvillime të tjera. Nuk është pajtim, por një proces bashkimi, sepse këto përpjekje kanë qenë të tilla që në momentin që ka ndodhur skizma e grupit parlamentar të PD.

 

Është kërkuar vazhdimisht që ne të jemi në unison si grup parlamentar, të kemi qëndrimet tona. Tani duhet të hedhim hapa të tjerë. Nuk duhet vetëm bashkimi i një pjese dhe të lëmë jashtë një pjesë tjetër. Procesi duhet të integrohet dhe të përfshijë edhe deputetë të tjerë që ndoshta janë te ajo pjesa  e vulës që është quajtur “zyrtare”. Duhet të shkojmë në lartësinë e situatës që prevalon mbi gjithçka, pavarësisht deklkaratave, prevalon bashkimi i PD.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy