Përfitimet nga “Open Ballkan”/ Çuçi: Reagim i përbashkët ndaj katastrofave natyrore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përfitimet nga “Open Ballkan”/ Çuçi: Reagim i përbashkët ndaj katastrofave natyrore

Natyra është aseti më i madh që kemi, ndaj dhe ruajtja e mjedisit si dhe masat për të parandaluar katastrofat duhen marrë në mënyrë të përbashkët, pra rajonale.

 

Zv.ministrja e Mjedisit, Ornela Çuçi thotë se projekti “Open Balkan” do të zvogëlojë kostot ekonomike që rëndojnë mbi vendet e vogla të Ballkanit, kosto që po diktohen nga ndryshime klimës.

 

Advertisement

“Nëse nuk i ndërmarrim masat së bashku barra ekonomike që do të bjerë mbi vendet e vogla si tonat do të jenë edhe më të mëdha. Vetëm së bashku do t’i dalim që të evitojmë impaktin e ndryshimeve të klimës dhe efektet e këtyre këto ndryshimeve po i shohim në çdo stinë të vitit, me zjarret që po përhapen, pasi është rritur ndjeshëm temperature e tokës dhe do të rriten edhe më shumë në 10 vitet e ardhshme, por edhe me reshjet e shtuara që po shkaktojnë përmbytje”, thotë Çuçi.

 

Sipas Çuçit, bashkëpunimi mes vendeve do të sjellë një menaxhim dhe shfrytëzim më të mirë të pasurive ujore.

 

Advertisement

“Së paku në mjedis bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm. Lumjete liqenet i kemi t përbashkët dhe kufijtë nuk janë të prera me thikë. Ndaj dhe masat duhet ti kemi në unison për të parandaluar, apo menaxhuar në kohë ndryshimet e klimës-vijon më tej Çuçi.”

 

Rajoni i Ballkanit Perëndimor pritet të përjetojë një rritje të temperaturës, sipas të dhënave të fundit të raportit të OKB, nga 0.5 – 1.0 që ishte e përllogaritur për 10-vjeçarin e ardhshëm, në 1.5 gradë, për arsye të ndryshimit klimatik. Kjo do të sjellë një rënie të reshjeve të përgjithshme. Vetëm në 24 orë gjatë javës së parë të këtij viti, në Shqipëri pati 10% të reshjeve vjetore.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy