Përgjysmohet ditë-qëndrimi në spital i pacientëve që kryejnë operacione, Manastirliu: Hov cilësor falë investimeve në kirurgji

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përgjysmohet ditë-qëndrimi në spital i pacientëve që kryejnë operacione, Manastirliu: Hov cilësor falë investimeve në kirurgji

Përgjysmohet ditëqendrimi i pacienteve që kryejnë ndërhyrje kirurgjikale në QSUT, ndërsa është ulur ndjeshëm edhe në nivel kombëtar.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka marrë pjesë në çeljen e Konferencës së 28-të të Kirurgjisë, ku ka bërë me dije një sërë indikatorësh të përmirësuar mbi uljen e ditë-qëndrimit në spital dhe rritjen e ndërhyrjeve kirurgjikale laparoskopike të kompleksitetit të lartë.

“Ka një përmirësim më të vërtetë shumë të lartë sa i përket ndërhyrjeve kirurgjikale me metoda të avancuara, dhe këtu dua të përgëzoj jo vetëm QSUT, që nëpërmjet investimit në sallat e reja të spitalit kirurgjikal në Shqipëri ka arritur që të rrisë ndërhyrjet e kompleksitetit të lartë, por edhe ndërhyrjet laparoskopike nga 10% që bëheshin përpara 4 viteve në 65% që bëhen sot. Nëse ne kemi patur një ditë-qëndrim të kirurgjisë në rang vendi 6.7 ditë si mesatare, në sot në rang kombëtar jemi në 4.4 ditë-qëndrimi ndërkohë që në QSUT jemi në 2.5 ditë-qëndrimi sa i përket ndërhyrjeve operatore, si mesatare”,- theksoi Manastirliu.

Duke e konsideruar një hov cilësor në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë, Manastirliu nënvizoi se kjo ka ardhur falë punës së ekipeve mjekësore dhe investimeve në aparatura të teknologjisë së fundit.

Advertisement

 

“Kemi bërë investime esenciale në kirurgji, këtu dua të përmend spitalin e ri kirurgjikal, shërbime të konsoliduara në këtë spital kanë treguar çdo ditë se sa shumë shërbime cilësore jepen, jo vetëm për arsye të numrave dhe të volumit të punës që kryhen në këtë shërbim, por edhe në funksion të të gjithë volumit të punës dhe specialistikës që shërbimet kirurgjikale kryejnë në të gjithë vendin. Po ashtu kemi investuar në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, në bllokun operator të Spitalit të Shkodrës, në reanimacionin e Spitalit të Vlorës e një seri investimesh në shërbimet e kirurgjisë”,- tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se do te investohet këtë vit në rinovimin e flotës së aparaturave në spitale.

 

Advertisement

“4.2 milionë euro është buxheti i vendosur në dispozicion që brenda këtij viti të instalohen dhe të rinovohet flota e pajisjeve mjekësore me 4 skanera të rinj në spitalet universitare, bashkiake, me angiograf të ri për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, me grafi të reja për spitalet tona”,- tha Manastirliu.

Në strukturat spitalore publike numri i mjekëve të shërbimit të kirurgjisë është 340 mjekë kirurgë dhe 141 mjekë reanimatorë. Gjatë 4 viteve të fundit janë shtuar 25 mjek kirurgë dhe 22 mjekë reanimatorë, ndërsa janë duke ndjekur ciklet e specializimeve rreth 100 mjekë kirurgë dhe reanimatorë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy