Perimetri i sigurisë pengon protestën e opozitës/ Rama i prerë: Masat nuk negociohen me askënd

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Perimetri i sigurisë pengon protestën e opozitës/ Rama i prerë: Masat nuk negociohen me askënd

Pas mbledhjes së qeverisë ditën e sotme, kryeministri Rama foli edhe për masat e sigurisë në kuadër të Samitit të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, më 6 dhjetor.

 

 

Në të njëjtën datë kur, Partia Demokratike ka lajmëruar se do të mbajë një protestë përpara kryeministrisë.

Advertisement

 

 

 

Rama theksoi  se perimetri i sigurisë dhe masat nuk negociohen me askënd.

Advertisement

 

 

“Masat e sigurisë nuk negociohen me askënd, janë të vendosura nga vetë Këshilli Europian, që kudo ka akvitete ka masa standarde, forcat tona punojnë me organizatorët e samitit që janë në fakt në KE prej shumë kohësh për masat e sigurisë. Ndaj nuk janë çështje opinionesh janë masa të rrepta, aq më tepër kur këtu do vijnë liderë të BE, ku pa diskutim për ta ka masa ekstreme sigurie.” -u shpreh Kryeministri.

 

Advertisement

 

 

“Këtu nuk ka palë që tërhiqen apo jo, ka një aktivitet që është më i rëndësishmi në historinë e vendit. S’ka ndodhur kurrë që në Shqipëri të vijnë të gjithë lideret e BE, dhe në mbështetje të asaj linje që e sheh Shqipërinë si një faktor kyç në rajon. Këto historitë e 1912 që vijojnë e tirren, nuk i shmangim dot, por nuk e marrin dot as Shqipërinë e aq më pak këtë samit. Këtu hyjnë në fushë siguria e samitit dhe garantimi i masave për të gjithë liderët. Nuk shoh lidhje me Mujin dhe Halilin.” –shtoi ai.

 

Advertisement

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy