Përmbyset fuoristrada me turistët francezë në afërsi të parkut të Lurës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përmbyset fuoristrada me turistët francezë në afërsi të parkut të Lurës

Dëmtohen dy turiste francez në zonën e Gjoçajve, transportohen në spital për mjekim

Dy turistë francez të cilët mendohet të kenë qenë duke lëvizur nga parku kombëtarë i Lurës drejt Matit nëpërmjet fshatit Gjoçaj, të jenë aksidentuar me mjetin e tyre.

 

Burime nga vendi i ngjarjes bënë të ditur se mjeti me të cilin ata udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një livadh.

Advertisement

Për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesit i automjetit, një shtetas francez, ndërsa bashkëshortja e tij është lënduar lehtë.

Kanë qenë banorë të zonës të cilët kanë njoftuar spitalin e Burrelit dhe policinë.

 

Menjëherë në ndihmë të turistëve është dërguar një autoambulancë por për shkak të rrugës, është detyruar të presë në fshatin Dukagjin.

Advertisement

 

Deri tek autoambulanca turistët janë transportuar me automjet nga kryetari i fshatit Gjoçaj.

Më pas ata kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Burrelit, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy