Përmbytje nga reshjet/ Peleshi mbledh kryebashkiakët e qyteteve të rrezikuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komiteti i Mbrojtjes Civile është mbledhur për të diskutuar rreth situatës së krijuar nga reshjet me intensitet të lartë gjatë orëve të fundit, veçanërisht në qarqet Shkodër, Lezhë, ku rreziku për përmbytje është edhe më i lartë, por edhe në bashkitë Tiranë, Durrës, Vlorë e Fier.

 

 

 

Advertisement

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bën me dije se, së bashku me kryetarët e bashkive kanë rakorduar planin e masave për menaxhimin e orëve në vijim të cilat priten me reshje të dendura.

 

 

 

Advertisement

“Me kryetarët e bashkive dhe Prefektët e këtyre qarqeve rakorduam planin e masave parandaluese dhe lehtësuese për menaxhimin e situatës edhe në orët në vijim, që sipas parashikimit të motit do të jenë me reshje të shumta.

Jemi çdo minutë  në monitorim të situatës. Ministria e Mbrojtjes, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë në gatishmëri për çdo nevojë të pushtetit vendor dhe qytetarëve.”- shkruan Peleshi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy