Përmbytjet/ Prefektja e Shkodrës: Do të kemi një natë të vështirë. Nuk diskutohet shpallja e gjendjes së emergjencës civile

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prej tre ditësh vendi është mbizotëruar nga moti i keq dhe reshjet e dendura, ndërsa vijon të mbetet problematike situata në Shkodër.

 

 

Prefektja e qarkut, Majlinda Angoni tha për Vizion Plus se edhe mbrëmjen e sotme, Shkodrën e pret një natë e vështirë për shkak se reshjet vazhdojnë të bien me intensitet.

Advertisement

 

 

Në një intervistë të shkurtër me moderatorin Aleksandër Furxhi gjatë edicionit të lajmeve, Angoni tha se strukturat përkatëse ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën.

 

Advertisement

 

Në këto momente në Shkodër vijojnë reshjet. Do të kemi një natë të vështirë përpara. Për momentin situata është e qetë. Nën ujë janë 1300 hektarë tokë nga 2000 që ishin dy ditë më parë.  22 familje janë të evakuuara dhe tre prej tyre janë strehuar në konvikt.  Kemi rikthim të familjeve në banesat e tyre.

Situata po menaxhohet, ne jemi të koodrdinim të vazhdueshëm me të gjithë bashkitë e qarkut. Kemi dhe presim kërkesën për rezerva shtetërore me të cilat do të bëjmë pako ushqimore dhe produkte higjeno sanitare për familjet. Në këto momente të gjitha akset rrugore janë të kalueshme nuk paraqiten problematika dhe uji është larguar nga oborret e banesave.”

 

Advertisement

 

Më vijimin e reshjeve, Angoni tha se po monitorohen me vëmendje prurjet në hidrocentralin e Vaut të Dejës dhe janë ruajtur kokat optimale për të mos tejkaluar kapacitetet e ujit.

 

 

Advertisement

“Sapo kam komunikuar me drejtorin e hidrocentralit të Vaut të Dejës për të monitoruar prurjet dhe deri tani janë ruajtur kokat optimale që sot të kemi një natë të qetë sa iu përket kapaciteteve të derdhjes së ujit. Sot nuk kemi patur problematika.”

 

 

 

Advertisement

Prefektja e Shkodrës foli për Vizion Plus edhe për kërkesën e opozitës për shpallje të gjendjes së emergjencës civile në qytetet, Shkodër, Lezhë dhe Durrës.

 

 

Ajo u shpreh se situata është e menaxhueshme dhe është absurde shpallja e gjendjes së emergjëncës.

Advertisement

 

 

“Kemi patur situata shumë më të kqija, duke shprehur keqardhjen për të gjitha familjet e prekura megjithatë nuk është rasti, situata është e menaxhueshme. Absurde të diskutosh shpalljen e gjendjes së emergjencës civile.

Fondet i ka Bashkia sepse e ka detyrim që të ndajë 8%  të fondeve. Plus që kanë ardhur edhe buxhete shtesë nga Ministria e Mbrojtjes, pikërisht për të përballuar këto situata.”

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy