Përplasja e makinave në Elbasan/ Policia nuk reagoi, të përfshirët kishin konflikte të dhunshme prej një viti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përplasja e makinave në Elbasan/ Policia nuk reagoi, të përfshirët kishin konflikte të dhunshme prej një viti

Detaje të reja kanë dalë në pah lidhur me ngjarjen e rëndë të parandaluar në Elbasan. Mëosohet se të rinjte që i ishin vënë pas njëri-tjetrit me makinë janë nga Pogradeci. . Burime bëjnë me dije se në kërkim janë shpallur Sindi Syzo, Brian Syzo dhe Mario Xhangolli. Ndërsa të arrestuar janë Gledis Dikellari dhe Eris Çekani.

 

Sipas burimeve ngjarja e bërë publike këtë të shtune në fakt ka tre ditë që është shënuar.

 

Advertisement

Gledis Dikellari, vëllezërit Sindi dhe Brian Syzo si edhe Mario Xhangolli janë pjesë e një grupi, ndërsa konfliktin e kanë patur me një grup tjetër ku pjesë është edhe Eris Çekani.

 

Konflikti mes tyre ka nisur një vit më parë për motive të dobëta. Përleshje fizike mes të rinjve raportohet se ka pasur dhe në qytetin e Pogradecit.

 

Advertisement

Një nga konfliktet është ai i datës 17 shkurt kur një vajzë u dëmtua me sprajt në fytyrë, ndërsa mësohet se vajza është e dashura e Brian Syzos. Si vazhdimësi i këtij konflikti të nisur 1 vit më parë, ka agravuar edhe ngjarja e Elbasanit me një aksident ku 2 mjete u goditën kokë më kokë. Eris Çekani (tashmë i arrestuar nga policia), ka lajmëruar disa herë uniformat blu për prezencën e mjetit tip “Golf” me pesë persona në të.

 

Eris Çekani ditën kur është shënuar ngjarja po kthehej nga Tirana dhe sapo ka pikasur mjetin e personave me të cilët kishte konflik ka njoftuar policinë. Ndonëse e ka raportuar ngjarjen tre herë, uniformat blu nuk kanë marrë asnjë masë.

 

Advertisement

Eris Çekani ka parë 5 djemtë që kanë dalë nga mjeti me shkopa sende të forta në tentativë për ta sulmuar. Në tentativë për t’i shpëtuar sulmit ai i ka goditur me makinë.

 

Tre të përfshirët Sindi Syzo, Brian Syzo dhe Mario Xhangolli janë larguar menjëherë, ndërsa u arrestua Eris Çekani dhe Gledis Dikellari .

 

Advertisement

Të gjithë personat e përmendur, janë problematikë në qytetin e Pogradecit, ndërsa konflikti për motive të dobëta duket se nuk po merr fund.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy