Peshkopi, emërtohet një rrugë me emrin Artan Cuku

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Peshkopi, emërtohet një rrugë me emrin Artan Cuku

Emrin e ish kryekomisarit Artan Cuku i vrarë me 8 Prill të vitit 2017 pranë banesës së tij, do ta mbajë një rrugë në qytetin e Peshkopisë.

 

Me kërkesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe me mbështetjen e institucioneve vendore, rruga që të dërgon për tek muzeu i Dibrës, do të mbajë emrin e Artan Cuku, i cili ishte me origjinë nga Lura dhe u vra për shkak të detyrës. Këtë të premte u zhvillua një ceremoni e veçantë me drejtuesit më të lartë të policsë së shtetit dhe të institucioneve vendore në Dibër.

 

Advertisement

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano në fjalën e tij, tha se vepra e atyre që dhanë jetën në krye të detyrës apo për shkak të detyrës, do të përjetësohet edhe në emërtimin e rrugëve apo shesheve në të gjithë vendin.

 

Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se është nder për krahinën që emri i Artan Cukut të jetë i dukshëm çdo ditë për qytetarët. Në emër të familjes, përshëndeti vëllai i ish kryekomisarit Artan Cuku, Rakip Cuku.

 

Advertisement

Ish Drejtori i Policisë së Vlorës Artan Cuku u ekzekutua me armë zjarri pranë banesës së tij në Tiranë, mbrëmjen e 8 Prillit të vitit 2017, ndërsa më vonë është arrestuar ekzekutori e porositësi.

Peshkopi, emërtohet një rrugë me emrin Artan Cuku

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy