Pikë e përbashkët doganore Shqipëri-Mali i Zi/ Çuçi: Shkurtohet distanca me Ulqinin, ndikim i madh në turizëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pikë e përbashkët doganore Shqipëri-Mali i Zi/ Çuçi: Shkurtohet distanca me Ulqinin, ndikim i madh në turizëm

Shqipëria dhe Mali i Zi do të kenë një pikë të përbashkët kufitare.

 

Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi tha se nga kjo marrëveshje do të shkurtohet distanca me Ulqinin, por edhe do të ulë fluksin e kalimit në Muriqan.

 

Advertisement

Ministri thekson më tej se pika e përbashkët doganore do të sjellë impakte pozitive edhe në zhvillimin e turizmit.

 

Hapja e kësaj pike krijon përfitime edhe për banorët e fshatrave përreth lumit Buna, zonës së nën Shkodrës, Malësisë së Krajës, Ulqinit etj. Shkurtohet distanca dhe ulet fluksi i lartë që shënohet kryesisht gjatë sezonit të verës në Muriqan. Ngritja e kësaj pike të përbashkët kalimi është e ndërthurur me projektin tonë të madh për urën e re mbi Bunë, vepër që do të lidhë më shpejt Velipojën dhe Ulqinin, si dhe i jep një dimension krejt të ri zhvillimit të turizmit në rajon”, shprehet Ministri i Brendshëm i Shqipërisë.

 

Advertisement

Ngritja e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, ku aplikohet parimi “One Stop Shop” konsiderohet një nga nivelet më të larta të bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet dy vendeve, ku aplikimi i standardeve të zonës Schengen na sjellë më afër familjes evropiane. Nga kjo pikëpamje, çelja e kësaj pike të re do të ndikojë në rritjen e efektivitetit të kontrollit të vijës të kufirit përgjatë lumit Buna, si dhe do të vendos më në pah vlerat turistike të ekosistemit të lumit Buna, liqenit të Shkodrës dhe traditat e banorëve të Ulqinit, Velipojës, malësisë së Tivarit dhe zonave përreth”, tha Çuçi.

 

Veç projektit të urës së re mbi Lumin Buna, Shqipëria dhe Mali i Zi do të kenë një Pikë të re të Përbashkët të Kalimit Kufitar. Marrëveshja u nënshkrua sot nga kryeministrat Rama e Abazoviç pas mbledhjes së dy qeverive.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy