Plas bombola e gazit në një banesë në Maliq/ Lëndohen 3 persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plas bombola e gazit në një banesë në Maliq/ Lëndohen 3 persona

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në fshatin Vashtëmi të Maliqit.

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15.

 

Advertisement

Si pasojë e flakëve kanë marrë djegje trupore shtetasit R. K., 59 vjeç, T. K., 34 vjeç si dhe A. M., 40 vjeç.

 

Të lënduarit ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

 

Advertisement

“Më datë 17.12.2022, rreth orës 16:15, në fshatin Vashtëmi, Maliq, në banesën e shtetasit R. K., 59 vjeç, dyshohet se nga pakujdesia ka plasur një bombol gazi.

 

Për pasojë kanë marrë djegie trupore shtetasit R. K; djali i tij T. K., 34 vjeç, si edhe familjari i tyre shtetasi A. M., 40 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

 

Advertisement

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy