Plator Nesturi: PD nuk bashkohet më, non-grata problem i madh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plator Nesturi: PD nuk bashkohet më, non-grata problem i madh

PD nuk do të bashkohet më. I këtij mendimi ishte analisti Plator Nesturi, teksa komentoi zhvillimet politike përgjatë vitit 2022.

 

Në Quo Vadis, ai tha se PD ka humbur shumë kohë nga vetja e saj me oraganizimet dhe për të rikthyer peshën që ka pasur dikur. Ndërsa si problem në këtë parti, ai sheh shpalljen non grata nga SHBA  dhe Britania të Sali Berishës pak muaj më parë.

 

Advertisement

“PD humbi shumë kohë nga vetja e saj, për të bërë një lloj bashkimi, për tu krijuar si një forcë me tërë peshën e dikurshme. Gjithë zhvillimet treguan që nuk janë së bashku por si dy subjekte më vete. Edhe në 2023 e shoh si një garë e cila do përsëritet, siç ishte 6 marsi gjë që solli edhe dorëheqjen e Bashën. Çdo mazhorance i intereson që të përçahet opozita, por mendoj se nuk i është dashur shumë. Problemi themelor që është aty, është çështja non grata“, tha Nesturi.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy