Policia jep detajet për plagosjen në Lushnje/ 60-vjeçarja u qëllua nga një makinë në lëvizje, autorët në kërkim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Policia jep detajet për plagosjen në Lushnje/ 60-vjeçarja u qëllua nga një makinë në lëvizje, autorët në kërkim

Bajame Seneja 60-vjeç ka mbetur e plagosur në afërsi të varrezave të fshatit Ballagat në Lushnje. Mësohet se gruaja është qëlluar me armë zjarri nga një automjet në lëvizjë.  Burimet paraprake bëjmë më dije se gruaja është jashtë rrezikut për jetën.

 

Ndërkoë që policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

 

Advertisement

Lushnjë/Informacion paraprak

 

Rreth orës 17:20, në fshatin Ballagat, Lushnjë,  në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja B. S., 60 vjeçe, banuese në Ballagat, Lushnjë, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

 

Advertisement

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje , janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy